Lajme
Gjenerali Buehler shkëmbeu informacione me ushtarakët maqedonas
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Erhard Buehler, dje, gjatë turneun përgjatë vendeve të Ballkanit, ka qëndruar në një vizitë të shkurtër zyrtare në Maqedoni.
“Gjenerali Buehler shkëmbeu pikëpamjet me Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Maqedonisë, gjenerallejtënant Miroslav Stojanovski, i cili ishte i shoqëruar nga oficerë të lartë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Maqedonisë”, thuhet në një njoftim të KFOR-it.
Në takimin me Stojanovskin, gjenerali Buehler prezantoi një përshkrim të plotë për gjendjen në Kosovë nga pikëpamja e KFOR-it dhe informoi autoritetet vendore ushtarake mbi çështjet dhe ngjarjet që kanë të bëjnë me KFOR-in. Ai shpjegoi se KFOR-i me numër të reduktuar të ushtarëve do të veprojë në mbarë Kosovën me dy Grupe LuftueseShumëkombëshe, e të cilat nuk kanë zona specifike rajonale të përgjegjësisë. Sipas Buehlerit ato do të operojnë nën komandën e drejtpërdrejtë të tij, me fleksibilitet, lëvizshmëri dhe gatishmëri të shtuar.
Për detyra rajonale do të ketë pesë Detashmente të Përbashkëta Rajonale (DPR) me Ekipet e tyre të Ndërlidhjes dhe Monitorimit (ENM) për të mbajtur kontaktin me të gjithë njerëzit në Kosovë.
Komandanti Buehler ua ka bërë me dije zyrtarëve maqedonase se KFOR-i është ende i fortë pas riorganizimit dhe do t’i kryejë detyrat e veta me efikasitet dhe sukses. “Në këtë mënyrë, KFOR-i dhe NATO do t’i kontribuojnë stabilitetit të gjithë rajonit brenda dhe rreth Kosovës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Gjatë qëndrimit në Shkup, komandanti i KFOR-it u takua me zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme për t’u informuar mbi çështjet e sigurisë kufitare.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












