Lajme
Serbët bllokojnë kufirin, anulohet vendimi për letërnjoftimet ilegale
Me kërkesën e Ambasadës amerikane në Kosovë dhe Bashkimit Evropian, Qeveria e Kosovës, thotë se e ka shtyrë zbatimi i vendimit për letërnjoftimet ilegalë
Pika kufitare e veriut që ndan Kosovën dhe Serbinë në Jarine, ka qenë e mbyllur për më shumë se një orë nga protestuesit serbë, të cilët kundërshtonin vendimin e Qeverisë së Kosovës, që të ndalohet hyrjen në territorin e Kosovës për serbët që posedojnë letërnjoftime të lëshuara nga strukturat paralele. Protestuesit kanë kërkuar shfuqizimin e këtij vendimi.
Ndërkohë, sipas një njoftimi lëshuar nga Qeveria e Kosovës, thuhet se me kërkesën e Ambasadës amerikane në Kosovë dhe Bashkimit Evropian, është shtyrë zbatimi i këtij vendimi. Për këtë çështje pritet të diskutohet në takimin e ardhshëm, të martën, në Bruksel.
Sipas Qeverisë në Prishtinë, ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri, është ftuar nga Bashkimi Evropian në një takim urgjent në Bruksel, për të biseduar “në lidhje me çështjet urgjente në Dialogun e Brukselit”, dhe një nga temat do të jetë edhe “ndalimi i vazhdimit të lëshimit të letërnjoftimeve nga strukturat paralele serbe për serbët kosovarë.
Ministrja Tahiri, të premten ka deklaruar se që nga 18 prilli nuk do tu lejohet hyrja në Kosovë personave që kanë “karta identiteti jolegale, të cilat i kanë lëshuar strukturat paralele të Serbisë në Kosovë”. Ajo pati theksuar se pas shumë përpjekjeve të bëra përgjatë dialogut në Bruksel që të ndërpritet përdorimi i mëtejshëm i dokumenteve të tilla, kjo nuk ka ndodhur edhe më tej.
Dragan Jabllanoviq, kryetar i Komunës së Leposaviqit, duke folur për REL, ka theksuar se gjatë mëngjesit të ditës së hënë, ka biseduar me zyrtarët e Policisë së Kosovës, të cilët, siç ka thënë ai, ia kanë konfirmuar se nuk ka pasur asnjë urdhëresë zyrtare që të zbatohet çfarëdo mase.
“Qarkullimi i njerëzve dhe mallrave është i lirë dhe nuk ka nevojë për bllokim, sepse në këtë mënyrë e bllokojmë popullin tonë”, ka theksuar Jabllanoviq, sipas të cilit, “në rast e vjen deri te zbatimi i vendimit të autoriteteve të Kosovës, bllokimi do të zbatohet jo vetëm ndaj njerëzve, por edhe ndaj mallrave”.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën Samiti IV i Diasporës Shqiptare vjen këtë vit me mesazhin qendror “Through Roots We Rise”, duke... -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Takohen Dredha-Latifi, diskutojnë për bashkëpunimin dhe shërbimin ndaj diasporës në Zvicër -
Danimarkë
Kopenhagë, festohet 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Probleme në linjën hekurudhore Lozanë–Gjenevë, anulime dhe vonesa Qarkullimi hekurudhor mes Lozanë dhe Genevë është përballur me ndërprerje të martën për shkak të një... -
Më shumë vende pune do të shkurtohen në Zvicër në vitin 2026 -
Shoferët e autobusëve në Winterthur paralajmërojnë grevë njëditore -
Spitali Universitar i Cyrihut në Top 10 botëror, kryeson renditjen për Zvicrën -
Zvicra po varet gjithnjë e më shumë nga punëtorët ndërkufitarë













