Lajme
Zbatohet politikë e ashpër fiskale në Kosovës
Në janar të këtij viti janë grumbulluar afër 80 milionë euro për buxhetin e Kosovës, falë angazhimit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Dogana e Kosovës. Sipas të dhënave të ATK-së, këto mjete janë rritur për 63.2 për qind më shumë krahasuar me janarin e vitit të kaluar.
Duke llogaritur edhe të hyrat e tjera në nivel qendror dhe lokal, atëherë del se buxheti vetëm në muajin e parë të këtij viti ka arkëtuar 86,5 milionë euro, ose 47 për qind më shumë se në janarin e vitit të kaluar.
Ndonëse ende nuk është miratuar buxheti i Kosovës për vitin 2011, ATK-ja dhe Dogana duket se para vetes kanë parashtruar objektiva, me përmbushjen e të cilave Qeveria do të ketë mundësi të përballojë peshën e shpenzimeve, qoftë për paga, apo për investime kapitale.
Doganat në janar kanë arkëtuar 46.5 milionë euro, krahasuar me afër 31 milionë euro sa vjelën një vit më parë. Nga kjo del se të hyrat u rritën 50.2 për qind. Ndërkaq, ATK-ja me 33 milionë euro të arkëtuara, nivelin e janarit të vitit të kaluar e ka tejkaluar 89.1 për qind.
Ndërkohë janë ngritur alarmime nga biznesi për shkak të ashpërsisë së inspektorëve të ATK-së, të cilët po inspektojnë vazhdimisht subjekte afariste dhe po I detyrojnë të paguajnë tatime të mbetura.
Drejtori i ATK-së, Behxhet Haliti ka hedhur poshtë akuzat e komunitetit të biznesit se po u bënë presion atyre për të mbushur me çdo kusht arkën e shtetit, për shkak të premtimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e rrogave. Sipas Halitit, sivjet inspektorët do të jenë më aktivë jo vetëm për shkak të obligimeve që u ka bërë Qeveria, por edhe për shkak të përmirësimit të kushteve të administratës. ATK-ja për këtë viti planifikon të grumbullojë rreth 270 milionë euro nga tatimet.
Por, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu e ka quajtur si “kërkim të haraçit”, nga ana e inspektorëve të ATK-së për bizneset. Gërxhaliu ka thënë se OEK-u ka marrë shumë njoftime se inspektorët e ATK-së kanë rritur presionin mbi biznesin për pagesën e tatimeve. “I gëzohemi intensifikimit të luftës kundër informalitetit në ekonomi, por nuk jemi për fushatat ad hoc që në mënyrë selektive i përfshijnë tatimpaguesit dhe mund të krijojnë huti madje edhe panik në komunitetin e biznesit”, ka thënë. Sipas Gërxhaliut, ky presion është pjesë e premtimeve të shumta për rritjen e pagave dhe këto paga nuk mund te rriten nëse nuk ka inkasim në dy agjenci bazike.
“Ne kemi një doze te skepticizmit qe arritja e asaj vlerës prej 120-150 milionë është mu një forme e shprehjes e këtij presioni ndaj komunitetit të biznesit. Edhe pse në sytë e faktorëve vendorë dhe ndërkombëtarë problemet kryesore në inkasimin e të ardhurave buxhetore janë në portat 1 dhe 31 ne veri të Kosovës , problemet të cilat u ngritën sot janë të orientuara në brendinë e vendit, gjegjësisht në luftën kundër informalitetit në ekonominë kosovare”,ka thënë kryetari i OEK-ut.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













