Lajme
Vidhet laptopi në Ambasadën e Kosovës në Berlin
Një laptop i markës IBM është vjedhur në Ambasadën e Kosovës në Berlin. Në të ishin futur të dhënat e kosovarëve që jetojnë në Gjermani, më saktë aplikantët për letërnjoftimet dhe pasaportat kosovare.
Fjala është për pajisjen që Ministria e Brendshme e Kosovës i kishte dërguar edhe në tri konsullata të tjera, Bruksel, Paris dhe në Cyrih nga fundi i nëntorit e deri pak para mbajtjes së zgjedhjeve të 12 dhjetorit, ka raportuar gazeta kosovare “Zëri”.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Jashtme dhe ajo e Punëve të Brendshme e Kosovës, megjithëse nga të dy ministritë kanë dhënë lajme kontradiktore për ngjarjen.
Ushtruesi i Detyrës së sekretarit permanent në Ministrinë e Jashtme, Fitim Gllareva, thotë se përderisa “në Berlin është bërë vetëm vjedhja e laptopit dhe një kamere të thjeshtë e jo e pajisjeve të tjera, nuk ekziston mundësia teknike e futjes në të dhënat e vendosura në kompjuter e aq më tepër, futja në bazën qendrore të të dhënave që gjendet në Kosovë”.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











