Lajme
Ulen të ardhurat nga diaspora
Të hyrat në vend nga remitancat për nëntë muaj të vitit 2010 ishin për 6 milionë euro më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009. Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), deri në 3-mujorin e tretë të vitit 2010, ishin 367 milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit paraprak ishin mbi 373 milionë euro.Besnik Kada, zëdhënës i BQK-së, ka thënë se dërgesat e emigrantëve apo nga diaspora janë pothuaj të njëjta gjatë nëntëmujorit të vitit 2010 me ato të vitit 2009.
Ai ka thënë se sipas statistikave të BQK-së, ka pasur një rënie për 6 milionë euro.“Këto janë të dhënat e bëra publike nga BQK-ja dhe publikuar zyrtarisht deri më tani janë ato të tremujorit të tretë të vitit 2010”, ka thënë ai, duke shtuar se konform standardeve ndërkombëtare të statistikave, të dhënat e tremujorit të fundit apo totalit të vitit paraprak publikohen në muajin mars të këtij viti.Ai ka thënë se statistikat sipas tremujorëve tregojnë këto shifra: Tremujori i parë i vitit 2010 kap shifrën prej 106.6 milionë euro, derisa në të njëjtën periudhë të vitit 2009 kishte dërgesa në shumën prej 101.2 milionë euro.
Ndërsa tremujorin e dytë të vitit 2010, shuma e dërgesave ishte 119.2 milionë euro, ndërsa për vitin 2009 kishte dërgesa në shumën prej 121.6 milionë euro dhe tremujori i tretë për vitin 2010 kap shifrën prej 141.2 milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit paraprak kishte dërgesa rreth 150.4 milionë euro.Lumir Abdixhiku, drejtor i institutit “Riinvest”, ka thënë se remitancat janë një faktor shumë i rëndësishëm për zhvillim ekonomik të vendit dhe janë një shtytje e madhe nga to.
Ai ka thënë se edhe pse nuk ka shumë rënie të remitancave prapë ato ndikojnë edhe pse nuk është shumë alarmante për këtë rënie që kemi, ne duhet t’i kushtojmë rëndësi sepse mund të ketë rënie për këtë vit.“ Remitancat janë njëri ndër 3 faktorët më të mëdhenj të zhvillimit ekonomik për vendet siç është Kosova”, ka thënë ai.Lekë Musa, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), ka thënë se rënia e remitancave është e lidhur direkt me vendet ku punon diaspora.Ai ka thënë se meqenëse vendi është i varur shumë prej konsumit kjo do të ndikojë direkt dhe ka ndikim shumë të madh.
“Konsumi varet nga remitancat dhe nëse ka rënie të remitancave tek ne do të ndikojë direkt edhe nëse rënia e remitancave është sado e vogël”, ka thënë ai.Berat Rukiqi, sekretar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë se nëse analizohet me vendet ku punon diaspora jonë, që janë prekur nga kriza botërore, ka rënie.
Ai ka thënë se këtu ndikon direkt për familjet tona që janë të varura prej dërgesave të të afërmve që punojnë në diasporë, të cilat nuk kanë ndonjë zgjidhje tjetër për t’i mbuluar shpenzimet.“Sadopak të jetë rënia e remitancave te ne vërehet sepse jemi të varur shumë nga to dhe nuk kemi zëvendësim për t’i mbuluar rëniet e remitancave”, ka shtuar Rukiqi.
E-Diaspora
-
Vjenë
Pjesëmarrje në Forumin Ekonomik “Vienna Economic Forum – Meet Kosovo in Vienna 2026” Forumi ekonomik do të mbahet më 9 qershor 2026 në Vjenë, aplikimet janë të hapura deri... -
KQZ zyrtarisht aprovon mbi 131 mijë aplikime të diasporës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Gjermani
Donauwörth përjeton një fundjavë “kosovare” me aktivitete dhe ngjyra kulturore -
Shqiptarja Qendresa bashkëpunon me Drake në këngën “Slap The City” -
Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kompania zvicerane e kontrollit të trafikut ajror shqyrton shkurtimin e deri në 220 vendeve të punës Kompania zvicerane e kontrollit të trafikut ajror nis procedurën e konsultimit, me synim stabilitetin financiar dhe... -
Demografi zviceran hedh poshtë nismën kundër imigracionit -
Sekuestrohen prona prej 12 milionë CHF dhe një çantë me mbi një milion CHF -
SBB po shqyrton vendosjen e ekraneve reklamuese në trena, shumica e pasagjerëve kundër -
Ushtria zvicerane teston dronët e zbulimit dhe sulmit











