Lajme
Edita Tahiri, udhëheqëse e delegacionit kosovar në dialogun me Serbinë
Negociatat do të "hapen" në Bruksel, ndërsa në krye të listës janë trafiku ajror, telekomunikacioni dhe ndoshta çështja e të zhdukurve
Kryeministri Hashim Thaçi e ka emëruar sot Edita Tahirin, zëvendëskryeministre e Qeverisë, udhëheqëse të delegacionit të Kosovës për dialog për çështje praktike me Serbinë.
Në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, thuhet e dialogu si shtete të pavarura dhe sovrane me të gjitha shtetet fqinje, përfshirë Republikën e Serbisë, dhe zgjidhja e problemeve praktike në të mirë të të gjithë qytetarëve të rajonit, është vlerë dhe standard evropian.
Dje, në mbledhjen e parë të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Thaçi ka folur për dialogun me Serbinë. Ai ka thënë se Qeveria është e gatshme për dialog, mirëpo pa prekur çështjen e statusit, integritetit territorial.
Ndërkohë, Beogradi zyrtar pret për dy tri javë ekipet negociuese të ulen pranë tavolinës dhe të çelin temat e para që i ngarkojnë serbët dhe shqiptarët e Kosovës. “Beogradi është i gatshëm, ekipi është formuar, ndërsa platforma negociuese është harmonizuar me Kushtetutën serbe dhe Rezolutën 1244. Kanë mbetur për t’u harmonizuar vetëm edhe disa detaje teknike dhe dialogu mund të fillojë”, kanë raportuar mediat serbe që mbështeten në burime nga qeveria serbe.
Negociatat, sipas të gjitha gjasave, do të “hapen” në Bruksel, ndërsa në krye të listës së temave për momentin janë trafiku ajror, telekomunikacioni, kadastra dhe ndoshta, çështja e të zhdukurve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













