Lajme
Sinjale pozitive për Brezovicën
Konzorciumi francez “MDP Consulting-Compagnie des Alpes” ka dhënë sinjale pozitive vetëm pak orë para se t’i kaloj afati i dhënë nga Qeveria e Kosovës, për investime në Brezovicë
Pas disa shtyrjeve, duket se konsorciumit francez “MDP Consulting-Compagnie des Alpes” ka dorëzuar dëshmitë e nevojshme që tregojnë se projekti më i madh i privatizimit në Kosovë, ai i Brezovicës, mund të konkretizohet. Ky konzorcium ka dhënë sinjale pozitive vetëm pak orë para se t’i kaloj afati i dhënë nga Qeveria e Kosovës.
Sipas një njoftimi lëshuar sot nga Ministra e Tregtisë dhe Industrisë, me datë 31 maj 2016, Partneri Privat (Brezovica Resorts, LLC) ka dorëzuar dokumentacionin lidhur me nivelin e përmbushjes së kushteve paraprake para hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Partneritetit Publik Privat (PPP).
“Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij projekti për ekonominë e Kosovës, Komiteti Drejtues Ndërministror do të vazhdojë të vlerësojë me kujdes dokumentet e dorëzuara… Republika e Kosovës është e përkushtuar për sundimin e ligjit dhe institucionet e saj do të veprojnë me përgjegjësi në vlerësimin e dokumenteve të dorëzuara nga Partneri Privat”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i kishte dhënë afat konsorciumit francez “MDP Consulting-Compagnie des Alpes” që deri në orën 24:00 të dorëzojë dokumentet e nevojshme rreth projektit të Brezovicës duke përfshirë edhe garancionin bankar për fazën e parë në investime prej 163 milionë euro.
Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë, ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se konsurciumi në fjalë të martën deri në orën 17:00 ka dorëzuar në MTI një pjesë të dokumentacionit që kërkohet, por, sipas saj, tashmë është çështje e komisionit për të vendosur që çka do të bëhet më tutje.
“Për momentin unë nuk kam çka të flas për këtë çështje. Komisioni duhet të bëjë punën e vet në analizimin dhe konfirmimin e dokumentacionit që ka dorëzuar konsorciumi në fjalë dhe pas analizimit të këtyre do të merret vendimi final për këtë çështje”, ka thënë ajo për gazetën “Zëri”.
Por, zyrtarë të kësaj Ministrie kanë thënë se nëse pas analizimit të dokumenteve kompania në fjalë nuk mund t’i plotësojë të gjitha kushtet, atëherë Komisioni Ndërministror do të vendosë për hapat e mëtutjeshëm.
“Komiteti Drejtues Ndërministror do të mblidhet pas datës 31 maj 2016 dhe do të vlerësojë nëse kompania ka përmbushur obligimet. Nëse janë përmbushur obligimet, atëherë do të hyjë në fuqi kontrata, nëse jo atëherë Komiteti Drejtues Ndërministror do të marrë vendim për hapat e mëtutjeshëm”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Tregtisë.
Komiteti ndërministror i qeverisë së Kosovës, në vitin 2014 kishin shpallur fitues kozorciumin e vetëm “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, i cili ka paraparë të investoj 410 milionë uro për disa vite. Sipas marrëveshjes, konsorciumi francez kishte planifikuar investime në kompleksin turistik Brezovica 165 milionë euro në tri vitet e para, si dhe ishte premtuar se do të krijojë 4000 vende të reja pune.
Në investime parashihet zgjerimi apo krijimi i shtigjeve të klasit botëror për skijim, më të gjata se 100 km (më të gjatat në Ballkan), të pajisura me rreth 20 teleferikë dhe pajisje tjera moderne, me standarde të sigurisë dhe të kualitetit më të lartë në rajon.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite













