Lajme
Të gjitha shtëpitë e vjetra në Prizren do të rrënohen
Menjëherë pasi humbi jetën tragjikisht një fëmijë 3 vjeç, si pasojë e rrëzimit të një shtëpie, komuna e Prizrenit mori vendim për shkatërrimin e të gjitha shtëpive të vjetra
Pas tragjedisë që ndodhi dje në Prizren, ku nga rrëzimi i një shtëpie humbi jetën një vajzë tri vjeçare dhe një tjetër u lëndua, ka bindur autoritet e komunës së Prizrenit dhe të Ministrisë së Kulturës, që t’i rrëzojnë të gjitha shtëpitë e vjetra që gjenden në pjesën e trashëgimisë kulturore të këtij qyteti.
Takimi mes Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së Prizrenit, ishte thirrur urgjentisht pas ngjarjes së djeshme.
Vjollca Aliu, drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në MKRS, i ka thënë Insajderit, se takimi që ka përfunduar në orën 22:45 ka rezultuar me kërkesën për demolim të shtëpive të vjetra, në rrugën “Marin Barleti” në të cilën gjendet edhe shtëpia e rrënuar sot pasdite.
Në këtë takim nuk ka marrë pjesë Ramadan Muja, edhe pse e kishte paralajmëruar pjesëmarrjen në të.
“Komuna e Prizrenit ka kërkuar që qysh sonte të demolohet shtëpia në fjalë dhe shtëpitë e tjera në atë rrugë për shkak se paraqesin rrezik të madh, por Ministra e Kulturës ka qenë kundër këtij vendimi, sepse nuk mund të merret si arsye tragjedia për të shkatërruar trashëgiminë pa e dokumentuar”, ka thënë Aliu.
Ajo e ka përshkruar si mjaft të tensionuar takimin me Komunën e Prizrenit, për shkak se ata e kanë hedhur fajin tek Ministra e Kulturës për mos lejimin e prishjes së këtyre shtëpive.
Një ditë më parë një vajzë tri vjeçare ka humbur jetën pas u rrëzua muri i një shtëpi të vjetër në pjesën mbrojtur të Prizrenit. Në këtë shtëpi ka jetuar Lirie Gashi me dy vajzat, njërën që humbi jetën dje dhe së bashku me kunatën e saj Luljeta Bajraktari. Liria së bashku me vajzën tjetër 10-vjeçare e cila është e lënduar, kanë shkuar në shtëpinë e familjes së saj në një fshat të Deçanit.
“Kemi qenë duke qëndruar në rrugicë dhe vajza ka qenë duke lu afër shtëpisë, kur është shemb muri dhe e ka zënë gati krejt. Kemi qenë 6 veta aty dhe të 6-it kemi mujt me dek, por kemi shpëtuar”, ka thënë ajo Luljeta Bajraktari, kunata e Lirie Gashit. Ajo ka thënë se nuk pret nga Komuna e Prizrenit që të japin përgjegjësi, por do të kërkojnë drejtësi për viktimën.
E-Diaspora
-
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së Komuniteti shqiptar në Berlin mblidhet për të nderuar kontributin historik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës... -
Suedi
Nxënësit shqiptarë triumfojnë në Kuizin e Diturisë 2026 në Laholm, Suedi -
Zvicër
Shqiptarja Rixhil Agushi siguron mandat në Stadtrat të Schlierenit -
Dy politikanë shqiptarë fitojnë në Asamblenë e Lozanës –Tora Vlora dhe Musa Kamenica -
Gzim Rama zgjidhet në Ekzekutivin e komunës Moudon – del i pari në raundin e parë
Jeta në Zvicër
-
Antisemitizmi në Zvicër mbetet në nivel të lartë, përhapja online rrit shqetësimin Edhe pse incidentet në jetën reale kanë pësuar rënie, sulmet ndaj komunitetit hebre rriten ndjeshëm në... -
Zvicra drejt zgjatjes së misionit të saj ushtarak në Kosovë deri në vitin 2029 -
Zvicër: Temperaturat zbresin sërish këtë javë -
Fluturimet e kësaj kompanie nga Aeroporti i Bazelit deri në 1,682% më të shtrenjta -
Propozohet taksë për biletat e avionit në Zvicër për të financuar transportin publik












