Lajme
Përkrahja e Turqisë për Kosovën do të vazhdojë
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka takuar të enjten ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan. Ministrja e njoftoi amabsadoren Ozan për punën, prioritetet e kësaj ministrie, si dhe për anagzhimin e institucioneve të Kosovës për bashkëpunim me të gjitha ambasadat e vendeve të ndryshme që gjenden në Kosovë.
Po ashtu, ambasadorja Ozan u njoftua nga ministrja Kusari –Lila edhe rreth zhvillimeve aktuale ekonomike e tregtare në Kosovës, si dhe rreth rritjes së shkëmbimeve tregtare të Kosovës kundrejt Turqinë.
Ndërkaq, ambasadorja Ozan tha se Turqia ka qenë dhe do të jetë pranë Kosovës në rrugëtimin e saj drejt zhvillimit institucional dhe ekonomik, si dhe u zotua se do të përkrahë dhe do të ndihmojë përmes formave institucionale në hulumtimin e mundësive për rritjen e eksportit të Kosovës drejt Turqisë.
Të dyja bashkëbisedueset u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha me interes për të dyja vendet.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare Perspektiva për tregun zviceran të punës po përmirësohet, sipas treguesit të punësimit nga Instituti Ekonomik Zviceran... -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike












