Lajme
Çeku mori premtime për ndihmë nga homologu i tij maqedonas
Sot në Prishtinë ka qëndruar për vizitë zyrtare ministri i mbrojtjes i Maqedonisë, Zoran Konjanovski.
Interesi i përbashkët i Maqedonisë dhe Kosovës është integrimi i plotë i rajonit në NATO dhe BE, deklaroi në Prishtinë ministri i Mbrojtjes, Zoran Konjanovski pas takimit me homologun e tij nga Kosova, Agim Çeku.
Maqedonia e ka filluar procedurën e emërimit të atasheut ushtarak jorezident në në Kosovë, dhe nga viti 2012 do të ketë përfaqësuesin e saj në ekipin këshilldhënës të NATO s në Kosovë, ka thënë Konjanovski.
Ministri i FSK së, Agim Çeku, theksoi se ka marrë mbështetje të fuqishme nga Konjanovski se Maqedonia do ta mbështesë Prishtinën për integrimin sa më të shpejtë në programin Partneriteti për Paqe dhe në struktura tjera të NATO-s.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











