Lajme
Sveçla jep dorëheqje, ndjehet përgjegjës për vdekjen tragjike të dy fëmijëve
«I kemi paranduluar shumë rreziqe, përfshirë edhe mbylljen e disa gropave. Mirëpo, fatkeqësisht ka qenë e pamundur që të eliminohen të gjitha parregullsitë. Nuk ia kemi dalë që qytetarin me e mbrojtë nga të gjitha ato të këqija që i janë bërë nga ajo trashëgimi që ne e kemi gjetur.
Drejtori i Drejtoratit të Inspeksionit në Komunën e Prishtinës Xhelal Sveçla ka dhënë dorëheqje. «Për shkak të ngjarjes së sotme tragjike në Prishtinë, me ç’rast dy fëmijë kanë humbur jetën në një gropë të mbushur me ujë, ndiej përgjegjësi morale që të ofroj dorëheqjen time», thuhet në një njoftim për shtyp të dërguar nga vetë Sveçla.
«Prej vitit 2014 së bashku me kolegët kam pasë detyrën që ta udhëheq Drejtorinë e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës dhe jam krenar që për gjithë këtë kohë kemi kryer punë të mëdha. Kemi ndaluar të gjitha ndërtimet pa leje dhe kemi vënë rend në shfrytëzimin e hapësirës publike. E kemi ndaluar korrupsionin e instaluar qysh pas luftës nga qeverisjet e kaluara dhe i kemi dërguar dhjetëra inspektorë në prokurori.
I kemi rrënuar 119 shtëpi që kanë paraqitur rrezikshmëri për qytetarët..» ka numëruar Sveçla disa nga sukseset e Komunës së Prishtinës..
«I kemi paranduluar shumë rreziqe, përfshirë edhe mbylljen e disa gropave. Mirëpo, fatkeqësisht ka qenë e pamundur që të eliminohen të gjitha parregullsitë. Nuk ia kemi dalë që qytetarin me e mbrojtë nga të gjitha ato të këqija që i janë bërë nga ajo trashëgimi që ne e kemi gjetur.
Uroj që në të ardhmen shoqëria të vetëdijësohet edhe më shumë dhe që kolektivisht të luftohen dukuritë e këqija, sepse vetë së bashku mund ta ndërtojmë një qytet më të mirë, më të sigurtë e për një jetë të dinjitetshme për të gjithë!», thuhet në fund në tekstin e dorëheqjes së Xhelal Sveçlës nga posti i drejtorit të drejtoratit për Inspeksion.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih














