Lajme
Aeroporti i Prishtinës në duart e turqve
Aeroporti i Prishtinës edhe zyrtarisht ka kaluar sot në menaxhim të Konserciumit Turko-Francez, Limak dhe Aeroport de Lyon MAS
Udhtarët e aviokompanisë “Adria Airwyas”, të cilët vinin nga Mynhen i Gjermanisë, u shpërblyen nga konserciumi me dhuratat e para dhe patën fatin të jenë pjesë e një kokteji rasti, ku u pre dhe një tortë si simbolikë e kalimit të kompetencave.
Menaxhmenti i ri i aeroportit është zotuar se do t‘i përmbush të gjitha obligimet ndaj Aeroportit.
„Do ti përmbushim të gjitha obligimet ndaj Republikës së Kosovës dhe të kompletojmë marrjen e kompetencave. “Ne do të jemi si një ekipe duke punuar për një sukses dhe vazhdim të projektit”, tha Drejtori i kompanisë LIMAK për Kosovë Mertol Genç.
Drejtori i deritanishëm i ANP, Agron Mustafa, tha se është projekti i parë madhor në Kosovë i partneritetit publiko-privat , i cili për më tepër do të rezultojë shumë i suksesshëm për shkak se mbrapa saj është një kompani e madhe dhe e fuqishme financiarisht si Limak dhe Airport de Lion MAS.
Ai tha se ANP-ja është në gjendje shumë të mirë financiare dhe me perspektivë të sigurt në kohën kur po ndodhë transferimi i kompetencave menaxhuese në duart e një kompanie private.
Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinës është dhënë me kocension për 20 vitet e ardhshme, ku parashihet që të modernizohet dhe të zgjerohet në 25 mijë metra katrorë, nga investimet prej mbi 100 milionë euro që do të kryejë kompania Limak – Aeroport De Lyon MAS.
Ndërkohë dje ka përfunduar nënshkrimi i kontratave i të gjithë të punëtorëve me koncesionerët. Kontratat kanë validitet prej tre vjetësh, ndërsa nuk janë lëkundur rrogat. Por, pas kësaj periudhe, nuk dihet se çfarë do të ndodhë dhe nëse koncensioneri është i obliguar t’ua vazhdojë kontratat punëtorëve.
Po ashtu koncensioneri do të ndërrojë edhe strukturën menaxheriale dhe mban të drejtën e sistemit të punëtorëve.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet Raporti federal thotë se reaktorët kryesorë mund të vazhdojnë operimin edhe dy dekada më shumë se... -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga










