Lajme
Pas skandalit të përgjimeve, jep dorëheqje Adem Grabovci
I njohur si “shefi i shefave” Grabovci u bë objekt i përgjimeve telefonike, ku dëgjohej ai duke përdorë fuqinë politike për punësimin e militantëve politikë në të gjitha segmentet e shtetit
Njeriu më i përfolur gjatë dy javëve të fundit, Adem Grabovci ka dhënë sot dorëheqje nga posti i shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së. I njohur si “shefi i shefave” Grabovci u bë objekt i përgjimeve telefonike, ku dëgjohej ai duke përdorë fuqinë politike për punësimin e militantëve politikë në të gjitha segmentet e shtetit.
Ai nëpërmjet një letre të dërguar në portalin “IO” ka shpjeguar arsyen e kësaj dorëheqje, të cilën e lidh edhe me publikimin e audio-incizimeve të publikuara në media.
“Ditëve të fundit janë publikuar biseda në medie të cilat kanë pasur për objekt emrin dhe autoritetin tim politik e njerëzor. Me siguri këto kanë krijuar një ambient jo të këndshëm për opinionin publik, institucionet e vendit, PDK-në, por edhe për mua dhe familjen time”, shkruan ai.
Ai thotë se “me qëllim të reagimit tim moral dhe politik ndaj një çështje të tillë dhe hapjes së mundësisë së trajtimit adekuat ligjor të këtij rasti, i cili ka prekur edhe privatësinë, por edhe autoritetin e subjektit politik dhe timin personal, ofroj dorëheqje nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së”.
Ai thotë se është përpjekur vazhdimisht që angazhimi i i tij të jetë në kuadër të ligjeve dhe normave demokratike dhe për të mirën e vendit dhe qytetarëve kosovarë.
“Vazhdoj të besoj se të gjithë duhet të angazhohemi për një shtet demokratik, ku respektohet ligji, por edhe liritë individuale të secilit prej nesh. Do të vazhdoj të mbroj të drejtat e mia, por edhe të secilit qytetar kur ato cenohen si dhe të respektoj institucionet dhe shtetin tonë”, shkruan Grabovci në dorëheqje.
Ai thotë se gjatë gjithë jetës dhe aktivitetit politik është atakuar shpesh dhe pasojat nuk janë bartur vetëm nga ai, por edhe nga grupi politik dhe nga familja, “që çdo herë ishin afër meje sikur edhe në rastin në fjalë”.
“E di se në momente të caktuara edhe jam sfiduar, por edhe i kam tejkaluar ato, në një mënyrë tjetër edhe tash po sfidohem. Falënderoj të gjithë ata me të cilët kam bashkëpunuar si Kryetar i GP si dhe PDK-në për besimin e dhënë”, shkruan në fund të letrës së dorëheqjes, Adem Grabovci.
Ndryshe, gjatë përgjimeve telefonike, dëgjohet zëri i Grabovcit duke ndikuar në punësimin e militantëve partiakë nëpër borde, agjenci shtetërore por edhe nëpër gjykata. Ai dëgjohet duke biseduar me presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe shumë njerëz të tjerë të fuqishëm të jetës politike në vend.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










