Lajme
Jostabilitet politik “tremb” investitorët e huaj
Sipas ekspertëve të ekonomisë, faktori kryesor që ka ndikuar në dekurajimin e investitorëve të jashtëm, në 17 vitet e fundit, ka qenë jostabiliteti politik dhe ambienti jo i përshtatshëm ekonomik në vend
Kriza politik që ka përfshirë Kosovës gjatë dy viteve të fundit ka ndikuar direkt edhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Ky jostabilitet ka ndikuar edhe në investimet e huaja në Kosovë. Kështu kanë deklaruar ekspertë për çështje ekonomike, por edhe zyrtarë të qeverisë të Kosovës.
Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Besian Mustafa, për REL se gjatë takimeve me investitorë të interesuar për afarizëm me Kosovën, gjatë këtij viti nuk është përmendur situata politike si problem.
Por, vitin e kaluar, thotë ai, ka pasur raste që zhvillimet apo gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës kanë penguar ardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë.
“E kam fjalën për gazin lotsjellës që ishte në Kuvend gjatë vitit të kaluar, pamundësinë për të mbajtur mbledhjet e rregullta, për të shqyrtuar dhe miratuar ligjet e ndryshme, veçanërisht, siç ishte Ligji për Investimet strategjike. Në anën tjetër mund të them se nuk kemi ndonjë investitorë të madh, i cili është larguar nga Kosova për shkak të situatës politike në Kosovë”, thotë Mustafa.
Gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës nga ana e opozitës është përdorur për shtatë muaj më radhë, duke pamundësuar në këtë mënyrë mbajtjen e seancave të paralajmëruara.
Vitin e kaluar, por edhe gjatë këtij viti, nuk kanë munguar as protestat e organizuara nga partitë opozitare, duke kundërshtuar Marrëveshjen për Demarkacion më Malin e Zi dhe krijimin Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Edhe ekspertë për çështje ekonomike pohojnë se situata politike vazhdimisht ka penguar ardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë.
Naim Gashi, profesor në kolegjin ISPE, ka thënë faktori kryesor që ka ndikuar në dekurajimin e investitorëve të jashtëm,në 17 vitet e fundit, ka qenë jostabiliteti politik dhe ambienti jo i përshtatshëm ekonomik në vend.
“Sidomos ato (zhvillimet) në veriun e Kosovës, të cilat i kanë dekurajuar dhe frikësuar investitorët e jashtëm që të vijnë në Kosovë. Për arsye se synimi kryesor i tyre është që shkojnë dhe investojnë në vendet ku ka stabilitet afatgjatë politik, institucional, juridik dhe financiar. Të gjitha këto kanë qenë arsye që ne kemi një numër jo të kënaqshëm të investimeve të jashtme në Kosovë”, thotë Gashi.
Të hyrat vjetore mesatare të investimeve të huaja, deri në muajin maj të këtij viti, janë mbi 70 milionë euro.
Kurse, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë periudhës 2009-2013, investimetkanë qenë 400 milionë euro, por që shënuan rënie në vitin 2014, dhe atë në vetëm 151 milionë euro. Derisa, në vitin 2015 investimet e huaja kanë qenë rreth 320 milionë euro.
Sidoqoftë, Besian Mustafa nga Agjencia për Investime, që funksion në kuadër të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se interesimi i investitorëve të huaj nuk mungon. Duke treguar se nga cilat shtete dhe për cilët sektorë interesimi paraqitet më i madh, ai tregon se investitorët potencial presin miratimin e Ligjit për Investimet Strategjike.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë,... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











