Lajme
Delegacion i Kosovës në lumturimin e Gjon Palit të Dytë
Kryeministri Thaçi është ftuar nga Papa Benedikti i XVI që të marrë pjesë në këtë ceremoni. E shoqëron ministri i Jashtëm, Hoxhaj
Kryeministri Hashim Thaçi do të marrë pjesë në ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit të Dytë, që do të mbahet të dielën.
Qeveria e Kosovës bëri të ditur se kryeministri është ftuar nga Papa Benedikti i XVI që të marrë pjesë në këtë ceremoni. Delegacioni kryesohet nga kryeministri Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.
Në meshën e së dielës do të marrin pjesë 62 shefa të shteteve dhe qeverive dhe përfaqësues të pesë familjeve mbretërore, ndërsa qindra mijë veta priten të marrin pjesë në këtë ceremoni.
E-Diaspora
-
Protestë masive në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip Diaspora shqiptare po i ndjek me shqetësim zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, ndërsa studentët kërkojnë zbatim... -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva planifikon masa të posaçme për samitin e G7-ës Zyra e prokurorit publik në Gjenevë ka planifikuar një operacion në shkallë të gjerë gjatë samitit... -
Si e vendos inteligjenca artificiale të ardhmen e ekonomisë zvicerane? -
Një flotilje e re për Gazën u kap nga Izraeli pranë Qipros, katër zviceranë të arrestuar -
Çfarë rrezikohet në referendumet kantonale zvicerane në qershor? -
Rregullat për ujqërit kanë dhënë rezultate














