Lajme
Prishtina e Tirana, qytete të mrekullueshme evropiane
Në mesin e qyteteve si Kotori, Pula e Ohrit, mediumi më me ndikim në Britani “The Guardian”, preferon edhe Prishtinën dhe Tiranën si qytete që duhet vizituar në Evropë
Dy kryeqendrat shqiptare në Ballkan, Tirana dhe Prishtina janë qytete të mrekullueshme që duhet vizituar në Evropë. Kështu sugjeron mediumi më me ndikim në Britani të Madhe “The Guardian”, i cili ka përpiluar një listë të qyteteve të vogla evropiane për të kaluar një pushim.
Këto qytete të vogla, sipas Guardianit, mund të mos jenë të pasura kulturalisht sikurse qytetet e mëdha evropiane, por është pikërisht ky qëllimi që duhen vizituar ato. Të gjitha këto qytete janë të mbushura me ngjyra lokale, por ku mund të shkoni edhe me aviokompani buxhetore. Të përkryera për një pushim fundjave, raporton Koha.
Në mesin e këtyre qyteteve, përveç Kotorit, Pulës e Ohrit, janë edhe dy kryeqytetet shqiptare, Prishtina dhe Tirana.
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, nuk është se ofron diçka të jashtëzakonshme për turistë, përveç statujës së Bill Clintonit që konsiderohet si atraksioni kryesor. Por, muzeu etnografik është një prej lokacioneve që ia vlen të vizitohet pa dyshim.
Janë edhe disa rrugë të këndshme të ngushta e lagje tradicionale turke për t’u parë. Por ky qytet më shumë njihet për bollëkun dhe energjinë e një shteti krejtësisht të ri që po ngrihet në këmbë. Kafeja është e mrekullueshme, ndërsa Prishtina pretendon ta ketë makiaton më të mirë në botë dhe kuzhina është shumë shqiptare.
Por, me prezencën e madhe të OKB-së e BE-së, pa dyshim se ka edhe restorante, bare e klube nate të zhurmshme.
Për ushqim tradicional, provojeni restorantin “Liburnia” në një shtëpi të vjetër turke. Për akomodim, hoteli Han (shtretërit kushtojnë nga 12 euro) dhe ka një staf të mrekullueshëm dhe lokacion qendror. Jashtë qytetit, parku i Gërmisë është një vend i mirë për të shijuar shëtitje në mal, një pishinë të hapur dhe restorante.
Tirana ndërkaq konsiderohet argëtuese, kumbuese e shumëngjyrëshe.
“Një qytet që ka kaluar pothuajse 50 vjet në izolim të plotë, më i izoluar se Pheniani, me siguri se mendoni që është i zymtë dhe depresiv. Por jo. Tirana doli nga zymtësia më 1992 e armatosur deri në dhëmbë, por tani gjithçka është ndryshe. Ndikimet osmane, italiane, islamike, staliniste e kapitaliste janë të kombinuara në një vend, të veshura me ngjyra të ndezura. Si pasojë, qyteti mund t’u ngjajë si një kuti shumëngjyrëshe nëse ngjiteni në malin e Dajtit”, thuhet në raport.
E-Diaspora
-
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” Aktiviteti do të sjellë një atmosferë festive me ekspozitë pikturash nga fëmijët, lojëra dhe aktivitete kreative,... -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg














