Lajme
Gjysma e kosovarëve, në borxhe
Afër 40 për qind e huamarrësve në Kosovë, kanë problem me mbingarkesë të borxhit, ku vlera e këstit mujor tejkalon mbi 50 për qind të hyrave mujore neto. Sipas këtij raporti gjysma e kosovarëve janë në borxhe
Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) në raportin e fundit tregon se afër 40 për qind e huamarrësve në Kosovë, përfshirë këtu ekonomitë familjare dhe ndërmarrjet, kanë problem me mbingarkesë të borxhit, ku vlera e këstit mujor tejkalon mbi 50 për qind të hyrave mujore neto. Sipas këtij raporti gjysma e kosovarëve janë në borxhe.
Ekonomitë familjare, sipas BQK-së, kishin më shumë raste të mbingarkesës me borxh, ku 44.7 për qind e tyre shpenzuan më shumë se 50 për qind të hyrave për pagesë të kësteve në krahasim me 36 për qind të ndërmarrjeve, raporton Fjala.
“Sidoqoftë, ndërmarrjet kishin raste më të shpeshta të mbingarkesës së nivelit më të lartë, ku 19.3 për qind e tyre ishin josolvent në raport me vetëm 8.4 për qind të individëve”, thuhet në raport.
Gjetjet e studimit për ngarkesën e ekonomive familjare mbështeten edhe nga Anketa e Buxhetit të Ekonomive Familjare të Agjencisë stë Statistikave të Kosovës, rezultatet e së cilës për vitin 2013 sugjerojnë që 44 për qind e ekonomive familjare nuk kanë mundur të përballojnë pagesat siç janë qiraja, kreditë, tatimet, shpenzimet komunale, faturat, dhe mirëmbajtjet e rregullta.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











