Lajme
Rrëzimi i avionit: Vetëm njëri nga gjashtë viktimat është kosovar
Kosovari që humbi jetën është Visar Begaj nga Banja e Malishevës, i cili jetonte për vite në Itali. Mediat kosovare raportuan se në këtë tragjedi ka humbur jetën edhe shtetasi kosovar, Fazli Begaj, por më vonë u raportua se ai është gjallë
Vetëm njëri nga gjashtë personat që humbën jetën mbrëmë nga rrëzimi i aeroplanit në Maqedoni, është nga Kosova, ndërsa të tjerët janë italianë. Kështu kanë deklaruar burime zyrtare nga Shkupi, por lajmin e ka konfirmuar edhe gazetës italiane Corriere Della Sera, e cila thotë se në këtë tragjedi ka vdekur vetëm një kosovar, i cii gjithashtu kishte shtetësi të Italisë.
Kosovari që humbi jetën është Visar Begaj nga Banja e Malishevës, i cili jetonte për vite në Itali. Mediat kosovare raportuan se në këtë tragjedi ka humbur jetën edhe shtetasi kosovar, Fazli Begaj, por më vonë u raportua se ai është gjallë.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e Velesit pranë Shkupit, kur një avion i vogël që kishte destinacion Prishtinë, u rrëzua dhe të gjithë në bord humbën jetën.
Të tjerët që kanë humbur jetën janë: piloti Francesco Montagner, president i aeroklubit sportiv amator të Trevisos, zëvendëspresidenti i këtij klubi Dario Bastasin, Luca Dalle Mulle, Angelo Callegari dhe Ilaria Berti.
Sipas njoftimeve, Begaj së bashku me pesë viktimat italiaet kishin planifikuar të hapnin Qendrën Aeronautike të Kosovës në komunën e Istogut.
Avioni është zhdukur nga radarët e kontrollit të fluturimeve të Aeroportit të Shkupit rreth orës 17 e 40. Fillimisht ishin banorët e Velesit ata që njoftuan për një shpërthim të fuqishëm, dhe pas lajmit për zhdukjen e avionit u verifikua vendndodhja e rrëzimit. Menjëherë autoritet maqedonase kanë dal në fshatin Kozhle në Shkup, ku edhe u gjet aeroplani i djegur.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim Nëse një prind me kujdestari zhvendoset jashtë shtetit pa pëlqimin e tij, kjo nuk përbën rrëmbim,... -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatik-konsullor të Kosovës në Zvicër













