Lajme
TI: Shqipëria, më e korruptuara në rajon
Raporti i fundit i Transparency International, konstaton se Shqipëria renditet ndër nivelet më të larta të korrupsionit në të gjithë rajonin. Sipas TI-së, ajo nuk i plotëson kërkesat e Bashkimit Evropian për luftën kundër korrupsionit
Për shkak të ndërhyrjeve politike dhe mungesës së pavarësisë në institucionet kyçe të mbikëqyrjes Shqipëria vazhdon të mbetet një vend ku lulëzon korrupsioni. Kështu thuhet në raportin e fundit gjithëpërfshirës për korrupsionin publikuar nga organizata Transparency International.
Raporti konstaton se Shqipëria renditet ndër nivelet më të larta të korrupsionit në të gjithë rajonin.
“Shqipëria nuk i plotëson kërkesat e Bashkimit Evropian për luftën kundër korrupsionit dhe nëse nuk ndërmerr reforma kyçe, kjo mund të pengojë integrimin në BE,” tha Cornelia Abel, koordinatore e Transparency International për Evropën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor.
“Është shqetësuese që institucionet e ngritura për të garantuar se vendimmarrësit do të veprojnë në interes të qytetarëve shqiptarë, nuk kanë fuqi, pavarësi dhe burime për ta realizuar këtë”, deklaroi ajo.
Studimi vlerëson se institucionet kyçe në luftën kundër korrupsionit si zyra e Prokurorisë, Gjykata e Lartë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, janë subjekte të trysnisë dhe ndërhyrjeve politike, duke minuar aftësinë e tyre për të përmbushur detyrën e ndalimit të korrupsionit.
Sipas TI, kuadri ligjor i Shqipërisë nuk garanton pavarësinë e këtyre institucioneve të rëndësishme nga pushteti politik, pavarësisht se reformat e fundit janë hartuar në përputhje me kërkesat e BE-së për hapjen e negociatave për anëtarësim.
“Reforma e fundit për drejtësinë në Shqipëri ishte një fillim i mirë, por mbetet e paplotë,” tha Abel nga Transparency International, citon NOA.
“Disa prej ligjeve në paketën e reformës në drejtësi pritet të miratohen nga Parlamenti, ndërsa sytë janë të drejtuar nga qeveria për t’u siguruar që reforma do të zbatohet në të vërtetë. Shumë më tepër nevojitet për t’u bërë, në mënyrë që Shqipëria të hapë negociatat me BE-në,” shtoi ajo.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përgjegjës për mbikëqyrjen e partive politike dhe financimin e fushatave elektorale, thuhet se është gjithashtu i penguar nga ndërhyrjet politike, sa kohë që partitë emërojnë anëtarët e tij, ku shtohet se pavarësisht një betimi paanësie, ndikimet politike kanë qenë të dukshme në vitet e fundit.
Auditorët e jashtëm nuk kanë shtysat e mjaftueshme për ta kryer këtë detyrë, duke i lënë partitë politike dhe vendimmarrësit e vendit jashtë mbikëqyrjes së përshtatshme.
TI konstaton se partitë politike rezultojnë të kenë nivelin më të ulët të integritetit, krahasuar me të gjithë aktorët dhe institucionet e vlerësuara dhe se ato nuk janë të detyruara të raportojnë fondet dhe shpenzimet gjatë fushatave elektorale, ç’ka nënkupton se votuesit nuk e dinë se kush po mbështet secilin prej kandidatëve, përpara se të bëjnë zgjedhjen e tyre.
“Ky raport tregon qartazi se ku nevojiten ndryshimet për të luftuar korrupsionin. Shqipëria ka një ndër nivelet më të larta të korrupsionit të perceptuar në të gjithë rajonin. Shqiptarët janë të zhgënjyer nga sistemi politik dhe janë të lodhur teksa shohin të korruptuarit që përdorin paratë dhe influencën për t’i shpëtuar ndëshkimit,” tha Abel.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë













