Lajme
Kosovë-Bullgari, marrëveshje për Transportin Rrugor
Marrëveshja e re rregullon transportin rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë për transportin bilateral, transit me vendet e treta
Autoritetet kosovare dhe ato të Bullgarisë kanë nënshkruar sot në Sofje Marrëveshjen e re për ndryshimin e funksionimit të Transportit Rrugor Ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave në mes Republikës së Kosovës dhe Bullgarisë. Me këtë rast shfuqizohet marrëveshja e më hershme e nënshkruar më 27 qershor 2011.
Marrëveshja është nënshkruar nga ministri kosovar i Infrastrukturës, Lufti Zharku dhe homologut të tij, ministrit të Transportit Rrugor të Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, Yvaylo Moskovski. Me ftesë të këtij të fundit, ministri Zharku po qëndron për vizitë zyrtare në Sofje.
Ndryshe, marrëveshja e re rregullon transportin rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve për transportin bilateral, transit me vendet e treta dhe ka për qëllim avancimin e tregtisë dhe të marrëdhënieve ekonomike, duke pasur parasysh mbrojtjen e mjedisit dhe të njerëzve, shfrytëzimin racional të energjisë, shtimin e sigurisë në komunikacionin rrugor dhe lëvizjen e lirë të udhëtarëve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve.
“Kjo Marrëveshje është mbështetur në ndryshimet e infrastrukturës ligjore të vendeve respektive, e cila ka të bëjë me rregullimin e çështjeve të pagesave rrugore dhe shfrytëzimin e rezervuarve të karburanteve normale të automjetit, të cilat janë ndërtuar nga prodhuesi dhe janë të destinuara për ngasjen e automjetit dhe funksionimin e mjetit motorik, që ndërlidhen me aktivitetet e transportit rrugor të udhëtarëve dhe mallrave, ndërmjet palëve kontraktuese, respektivisht Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













