Lajme
S’e ke patentë shoferin, 1500 euro gjobë
Sipas ligjit të ri, mungesa e patentë shoferit tani në Kosovë do të gjobitet nga 500 deri 1500 euro. Këto janë rregullat e ligjet të ri të përkthyer nga Maqedonia
Në Kosovë, është vërtetuar tashmë se shumica e projektligjeve përkthehen nga shtetet tjera, shumica nga Kroacia ose merren të gatshme nga Shqipëria. Në disa raste ka pasur që në projektligj të figurojë edhe qasja dhe mbrojta nga deti, e që Kosova nuk ka det. Një skandal i tillë është bërë edhe në projektligjin për komunikacionin rrugor, ku janë vërejtur gabim të mëdha.
Nol Dedaj është ekspert i komunikacionit. Ai në Klan Kosova, ka thënë se ligjet për komunikacionin rrugor, kanë shumë mangësi, paqartësi dhe keqstrukturime, duke shkaktuar huti në shumë raste.
“Mangësitë e ligjeve janë përkufizuar në rregulla të njëjta. Për fat të keq ligji është përkthyer nga ligji i Maqedonisë dhe nuk plotëson kriteret teknike”, tha thënë Dedaj.
Ai ka marrë shembull gjobën në rast të mungesës së patentshoferit, dhe dënimit që merret për mospagesë të saj, si tregues të “absurditetit” të ligjit, sië ka thënë ai.
“Gjobat kanë ndryshuar. Mungesa e patentshoferit tani do të gjobitet në vlerë monetare prej 500 deri 1500 euro. Por absurdi është se nëse nuk paguhet gjoba, atëherë personi dënohet me 40 euro”, ka deklaruar ai .
“Ligji nuk përshtatet me infrastrukturë. Po ashtu ai nuk ka ministri adekuate të cilit i atribuohet. Në ligjin e kaluar ka qenë i përfshirë një aneks, që ka rregulluar çështjen e trajnimit të drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat”, tha Dedaj.
Ndryshe, nëse nuk e ke patentshoferin mund të gjobitesh sa 5 rroga normale në Kosovë. Por nëse refuzon ta paguash gjobën,dhe pranin që atë ta konvertosh në burg, atëherë i bije se do të qëndrosh në burg më pak se një javë. A në anën tjetër një natë në burg për kundërvajtje nuk është më shumë se 15 euro.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori











