Integrimi
Kosovari që ka plaçkitur shitoren, paraqitet vetë në polici!
Një ditë më parë ai kishte ikur nga vendi i grabitjes pa mundur të marrë paratë e kërkuara. Ndonëse kishte treguar revolen dhe e kishte kërcënuar shitësen që t`ia dorëzonte paratë e arkës.
Mobilizimi i madh i policisë në Ueken, Kantoni Aargau për të kapur plaçkitësin e shitores “Volg” nuk solli rezultate. Por ndodhi ajo që pak pritej: vetë personi që ka kryer plaçkitjen rreth mesditës së të njtes (15 shtator) siç bën të ditur polizeinews.cg, është paraqitur në sportelin e policisë, duke pranuar se ai është autori.
Kështu, të premten, më 16 shtator, pak pas orës 3 në Komandën e Policsë së Aarait është paraqitur një kosovar i moshës 40 vjeçare, transmeton albinfo.ch. Me atë rast ai ka ka thënë ka qenë vetë ai që e ka kryer plaçkitjen në Ueken një ditë më parë. Prokuroria përgjegjëse puplike Rheinfelden-Laufenbburg ka urdhëruar menjëherë arrestimin e personit.
Duhet theksuar se kosovari kishte ikur nga vendi i grabitjes pa mundur të marrë paratë e kërkuara. Ndonëse kishte treguar revolen dhe e kishte kërcënuar shitësen që t`ia dorëzonte paratë e arkës. Por, pasi që ako kishte bërtitur me të madhe, hajni kishte marrë arratinë pa mundur të merrte prenë me vete.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











