Lajme
Kosovë, kurbanet sivjet u therën në Hungari
Mijëra kurbane janë therur në Hungari, me kërkesë të Bashkësisë Islame të Kosovës. Mishi i tyre do të konservohet dhe do të sillet në Kosovë gjatë ditëve të ardhshme
Shumë qytetarë të Kosovës të cilët nuk kanë pasur mundësi t’i therin vetë kurbanet për festën e Bajramit, i kanë dorëzuar paratë në Bashkësia Islame e Kosovës, e cila ka marrë përgjegjësi që këta kurbanë t’i therë kolektivisht. Por, ndryshe nga herët tjera, sivjet BIK-u mijëra kurbanë i ka therur jashtë territorit të vendit, në Hungari
Kjo sipas zyrtarëve të Bashkësisë Islame ndërlidhet me sëmundjen gungore të lëkurës së gjedheve që njihet si Lumpy Skin Disease (LSD). Por, në Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit (AVUK) thonë se Kosova ka mjaft thertore të licencuara që do ta kryenin këtë punë pa pasojë problem, citon “Zëri”.
“Atje është gjetur një thertore e specializuar dhe aty është bërë therja e kurbaneve”, thotë burime brenda BIK-ut pa dashur që emri t’i përmendet në gazetë.
Në lidhje me këtë çështje gazeta ka kontaktuar me zyrtarë të shumtë të BIK-ut, të cilët nuk kanë preferuar të flasin.
Lamir Thaçi është zëdhënës i Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës. Ai ka thënë se në Kosovë ka mjaftueshëm thertore të licencuara që merren me therjen e kafshëve. Dhe se apeli i vetëm i Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit ka qenë që therja e kurbaneve të bëhet në thertoret e licencuara nga kjo Agjenci.
Ndryshe, sëmundja gungore e lëkurës, është sëmundje virale e gjedhit me karakteristikë tipike të gungave në lëkurë. Pra, kjo sëmundje nuk prek kafshët e imëta, siç janë delet, dhitë, që kryesisht bëhen kurban në Kosovë.
“Transmetues i kësaj sëmundjeje janë mizat pickuese që më aktive janë në periudhën e pranverës së vonshme, verës dhe vjeshtës së hershme, sëmundja nuk prek llojet e tjera të kafshëve shtëpiake përveç gjedhit (lopë, buallica)”, thuhet në njoftimin e AVUK-ut, sipas të cilit, kjo sëmundje nuk e prek njeriun dhe si e tillë nuk paraqet rrezik për shëndetin.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori















