Lajme
Diaspora shqiptare mund të përfaqësohet me dy deputetë
Nëse partitë politike shqiptare tregohen më bashkëpunuese, diaspora shqiptare sivjet ka mundësi të përfaqësohet në Parlamentin e Maqedonisë me dy deputetë
Diaspora shqiptare më shumë se kurrë, e ka mundësinë që të përfaqësohet në Parlamentin e Maqedoni më dy deputetë, nëse partitë politike tregohen më kooperative ndërmjet veti. Me ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor që u bënë pas negociatave mes katër partive politike për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos, mundësuan që diaspora nga tre njësi të shndërrohet në një njësi zgjedhore që do të japë tre deputetë.
Mbi 171 mijë votuesit e diasporës tashmë të akumuluar në një njësi zgjedhore përsëri do të duhet të regjistrohen paraprakisht tek lokacionet e ambasadave dhe konsullatave të Maqedonisë në shtetet tjera, që të mund të njëjtit të votojnë në zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit.
Pala maqedonase ka një përparësi organizative, ashtu si në zgjedhjet e 2014-ës dhe zgjedhjeve të 2011-ës, meqë kanë shumicën e ambasadave dhe konsullatave në shtetet ku diaspora është më e përqendruar, thonë ekspertë të zgjedhjeve, citon gazeta “Koha” në Shkup.
Megjithatë, sipas tyre, tani shanset janë reale që shqiptarët të nxjerrin të paktën një deputet.
Mbetet të shihet nëse partitë politike shqiptare do të lejojnë të përsëritet e kaluara, apo do të organizohen qoftë edhe me koalicione parazgjedhore në këtë njësi, që të nxjerrin sigurt deputetë. Dihet që diaspora shqiptare është dyfish më e madhe në numër se sa ajo maqedonase dhe sipas ekspertëve, me një organizim më të madh numri i deputetëve shqiptarë mund të shkojë në dy.
Kjo për faktin se votat, si në shtetet e Evropës perëndimore ku dominojnë shqiptarët dhe votat në Australi, Zelandën e re dhe në Argjentinë ku ka vota nga pala maqedonase, do të llogariten njësoj.
Eksperti për çështje zgjedhore Bashkim Bakiu konfirmon se ndryshimet ligjore japin shans që të nxirret të paktën një deputetë nga diaspora.
“Është fakt që kalimi nga tre në njësi zgjedhore të diasporës, sigurisht se ka rritur më shumë shanset që të paktën të nxjerrim një deputet. Por, kjo do të varet më shumë nga organizimi i partive politike shqiptare. Presim të shohim nëse përveç PDSH-së dhe BDI-së, edhe partitë si BESA dhe LR-PDSH apo dhe partitë tjera, se a do të jenë aktive në diasporë”, thotë Bakiu.
Sipas ndryshimeve më të reja të Kodit zgjedhor, për t’u zgjedhur një deputet në diasporë të paktën duhet të merr 6 mijë vota, apo 80 për qind të votave sa duhet të merr një deputet në njësitë brenda vendit. Ndryshe, sipas listave, diaspora e Maqedonisë ka 171 mijë votues.
E-Diaspora
-
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër Më 6 qershor 2026, në Bern të Zvicrës do të mbahet konferenca “Innovation & Leadership Conference... -
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund t’u heqë privilegjet veturave elektrike Disa kantone si Cyrih përjashtojnë plotësisht veturat elektrike nga taksa e automjeteve, ndërsa të tjera ofrojnë... -
Parashikohet rritje e sigurimeve shëndetësore në Zvicër edhe në vitin 2027 -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger -
“Kino Kosova” hap edicionin e 5-të në Cyrih me filma, diskutime dhe muzikë













