Lajme
Ndalohet një grup trafikantësh, që dërgonin në BE femra për prostitucion
Sipas Policisë, në këtë aksion janë arrestuar pesë persona, dy femra shqiptare, një shtetase rumune dhe dy meshkuj shqiptarë
Policia e Shqipërisë nga rajoni i Tiranës kanë arritur ta zbulojnë një grup trafikantësh që kishin për synim t’i dërgonin më Gjermani disa vajza shqiptare për qëllim prostitucionin.
Sipas Policisë, në këtë aksion janë arrestuar pesë persona, përfshirë edhe dy 2 femra, ndërsa 3 të tjera, edhe një shtetase rumun që jeton jashtë Shqipërisë janë proceduar në gjendje të lirë.
Pas hetimeve disa mujore, policia dyshon se ky grup ka rekrutuar femra për t’i trafikuar për prostitucion drejt Gjermanisë. Dy vajzat e proceduara dyshohet se kanë ushtruar prostitucion edhe në Shqipëri, ndërsa shtetasja rumune me iniciale P.C është personi që do t’i priste në Gjermani.
“Ndalimet janë kryer në pikën e kalimit kufitar të Morinës ku grupi po tentonte të kalonte në Kosovë. Ata ishin ndjekur dhe mbajtur nën vëzhgim nga forcat e posaçme operacionale që nga nisja në Tiranë”, thuhet në njoftim, raporton TCH.
Policia ka sekuestruar edhe 2 karta identiteti të falsifikuara, 4 bileta avioni, 1500 euro si dhe një automjet taksi që kryente transportin.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













