Lajme
BE rikonfirmon: Pa demarkacion s’ka viza
Sipas përfaqësuesve të BE-së, kushti i vetëm për Kosovën, e që lidhet me liberalizimin e vizave, është votimi i Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi
Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian ua kanë bërë të qartë ligjvënësve kosovarë se nuk ka liberalizim të vizave pa e ratifikuar marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi. Kështu deklaruan përfaqësuesit e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, Kosovë – BE, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
Haliti tha se gjatë takimit që kishte pasur me zëvendëskryetaren e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaqek, me kryetarin e Komisionit të PE-së për Integrime Evropiane, Tonino Picula si dhe raportuesen e posaçme të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, i është thënë se kushti i vetëm për Kosovën, e që lidhet me liberalizimin e vizave, është votimi i Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Duke shprehur qëndrimin e tij lidhur me këtë, Haliti në vijim vlerësoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret, ndërkaq e konsideroi të panevojshëm kushtëzimin e Kosovës me ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
Për këtë çështje folën edhe anëtarët e tjerë të komisionit, ku u vunë re mospajtime të thella ndërmjet përfaqësuesve të opozitës dhe të atyre të koalicionit qeverisës. U vijua më pas me përgatitjet për takimin e radhës ndërmjet Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, Kosovë – BE.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












