Shkurt.ch
Kufoma e gjetur në Sllovaki, i takon kosovares së zhdukur Flora S.?
Një krahasim i ADN-së së kufomës së një femre të gjetur në Sllovaki ka sjellë në përfundimin se bëhet fjalë për gruan 28 vjeçare, Flora S.
Mbetjet mortore të një gruaje kosovare me qëndrim në Vjenë, e cila ishte shpallur e zhdukur para shtatë muajsh, janë gjetur dhe identifikuar në Sllovaki.
Një krahasim i ADN-së së kufomës së djegur të një femre të gjetur në Sllovaki ka sjellë në përfundimin se bëhet fjalë për gruan 28 vjeçare nga Kosova Flora S., nënë e dy fëmijëve të vegjël, me qëndrim në Vjenë.
Siç njoftojnë mediet austriake “Österreich” dhe “Heute”, edhe para se të bësheshin analizat ADN, me gjetjen e kufomës së djegur në Bratislavë të Sllovakisë, ishin ngritur dyshimet se bëhej fjalë për viktimën nga Kosova. Ndërkohë, krahasimi është bërë me ADN-së e nënës së viktimës, dhe sipas policisë, ADN-ja e saj dëshmon një shkallë të lartë ngjashmërie me atë të gruas së vrarë.
Zhdukja më 16 tetor e Flora S., e cila punonte kameriere në Vjenë, kishte qenë që në fillim mjaft misterioze. Sipas “Österreich” ajo kishte pasur nevojë për të holla. Për këtë arsye Flora S. kishte aranzhuar një martesë fiktive me dikë në Kosovë.
Policia e vë vrasjen në lidhje me këtë martesë fiktive sepse, sipas saj “dhëndrri” që kishte paguar për kurorën nuk mundte të udhëtonte në Austri prandaj i kërkonte paratë e veta nga tashmë viktima, gruaja 28 vjeçare, Flora S.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve










