Lajme
Kosova e “mbushur” me spiunë
Akuzat se “je spiun apo bir spiuni” janë bërë përditshmëri në opinionin kosovar. Për t’i pastruar figurat nga e kaluara kërkohet miratimi i Ligjit për Lustracion
Akuzat e ndërsjella ndërmjet pozitës e opozitës, por edhe analistëve e gazetarëve, se janë spiun apo birës spinash (Udb-asha), kanë shtyrë ish-agjentët e sigurimit jugosllav, ish-udhëheqësit shtetërorë dhe njohësit e sigurisë që të kërkojnë themelimin e një Ligji për Lustracionin (pastrimin e figurës).
Sipas tyre, vetëm në këtë formë secili zyrtar do të hyjë nëpër “detektorin e spiunimit” dhe do të pastrohet nga e kaluara.
Akuzat se janë bijë UDB-ashësh, SHIK-ovca apo edhe pjesë të sigurimeve të tjera, janë bërë përditshmëri në opinionin kosovar.
Në mungesë të Ligjit për Lustracionin (pastrimin e figurës) linçimi në këtë formë i njerëzve po përdoret edhe në fjalimet e përfaqësuesve të shtetit, shkruan “Zëri”.
E ata që duhet të bëjnë këtë ligj, deputetët e Kosovës, po drejtojnë gishtin me fyerje ndaj njëri-tjetrit për spiunazh, korrupsion…
Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, u është drejtuar në Kuvend deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”: “A jeni me Rusinë apo me Amerikën?”.
Ndërsa, LVV-ja e quan Isa Mustafën komunist… Tash së fundmi edhe disa përfaqësues të “Vetëvendosjes” po quhen fëmijë spiunësh. Por lustrimi në Kosovë nga ish-agjentët nuk konsiderohet proces i lehtë. Marrja e dosjeve të ish-Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Krahinës Autonome të Kosovës nga Shërbimi Serb pas largimit nga Kosova me 1999, sipas tyre, pengon procesin e lustrimit.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, thotë se për të pasur qasje në dosjet e ish-sigurimit vendet tjera (të ish-Jugosllavisë) në raport me Kosovën kanë pasur mundësi e lehtësi të mëdha. “Vetëm ne kemi pasur një shtypje të dyfishtë, regjim të egër klasor e pushtim klasik. Pastaj ne nuk kemi mundësi për t’i poseduar materialet e duhura”, tha ai.
Mehmet Loci, ish-punëtor i Shërbimit të Sigurimit të Shtetit, thotë se duhet të hapen dosjet e shërbimeve sekrete civile dhe ushtarake serbe, shërbimeve sekrete të Kosovës që vepruan gjatë dhe pas luftës së UÇK-së deri në vitin 2008, si dhe të Shqipërisë.
“Kosova ende nuk mund t’i qërojë hesapet me të kaluarën e OZNES-it, UDBsë, SHSSH-së, si shërbime civile dhe KOS-it ushtarak të ish-Jugosllavisë, respektivisht Serbisë, krahinës së Kosovës, si dhe Republikës së Shqipërisë. Derisa Serbia dhe Shqipëria nuk miratuan Ligjin për Hapjen e Dosjeve, thashethemet nuk do të ndalen”, thotë ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër Në kuadër të përmbylljes së aktiviteteve për këtë vit, u zhvillua takimi i fundit koordinues ndërmjet... -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut -
Rreth 300 mijë persona në Zvicër heqin dorë nga ndihma sociale nga frika e humbjes së lejes së qëndrimit -
Zvicra shqyrton lehtësimin e natyralizimit për sipërmarrësit e huaj











