Lajme
Tërmet në Shkup, panik tek qytetarët
Ky tërmet që u regjistrua në mesditë, vjen pas disa tërmeteve të vogla që shkaktuan panik muajin e shkuar në Shkup, nuk ka shkaktuar dëme por vetëm frike tek popullata
Pas një heshtjeje disa ditore, kryeqyteti i Maqedonisë -Shkupi sërish është dridhur nga një tërmet me magnitudë 3 shkallë të Rihterit. Ky tërmet që u regjistrua në mesditë, vjen pas disa tërmeteve të vogla që shkaktuan panik muajin e shkuar në Shkup, nuk ka shkaktuar dëme por vetëm frike tek popullata.
“Republika e Maqedonisë është pjesë e Ballkanit Qendror që është aktiv sizmik dhe duhet të mësohemi të jetojmë në ato kushte dhe të ndërtojmë objekte të qëndrueshme sizmike. Në këto hapësira tërmete ka pasur në të kaluarën, ka tani, do të ketë edhe në të ardhmen”. Kështu ka deklaruar profesorët Nikolla Domurxhanov dhe Sonja Lepitkova.
Në Maqedoni kalojnë disa shkarje rajonale, të cilat ndikojnë në aktivitetin sizmik tektonik dhe, sipas statistikave në 100 deri 120 vite ndiqen tërmetet destruktive. Tërmet shkatërrues, si ai i vitit 1963 që e përfshiu Shkupin, sizmologët konsiderojnë që do të përsëritet për 475 deri 500 vite, shkruan MIA.
Ndryshe, sipas profesorëve, Maqedonia ka shtatë zona sizmike ku deri më tani kanë ndodhur tërmete dhe mund t’i presim përsëri, por koha se kur do të ndodhin nuk mund të parashikohet.
“Zona më aktive është ajo nga Qustendili, Bullgari, drejt Kriva Pallankës-Kumanovës – Shkupit, vazhdon përmes Gostivarit, Dibrës e deri në Vlorë, Shqipëri.
Zona më e fortë sizmike në këtë zonë është Shkupi.
Zona e dytë sizmike fillon nga Kresna përmes Pehҫevës, Vinicës, Shtipit deri në Stobi, qytet i cili tërësisht është shkatërruar në vitin 400. Pastaj vjen zona e Vallandovës, ndërsa shkarje aktive apo çarje e tokës ka edhe në Kërçovë.
Zona aktive sizmike është edhe zona e Manastirit-Prespës, Pelisteri ngritët, ndërsa Lugina e Pellagonisë relativisht fundoset. Gjeologjikisht fundoset edhe Liqeni i Prespës, ndërsa këto efekte shkaktojnë tërmete. Zona të tjera sizmike janë Kajmakҫallan kah Demir Kapia deri në Radovish dhe zona Ohër-Strugë”, konsiderojnë Domurxhanov dhe Lepitkova.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin Disa ditë të tjera të nxehta janë të mundshme, por në përgjithësi, këto temperatura ekstreme kanë... -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit -
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit -
Cyrih: “Shtëpia e Operas për të Gjithë” tërheq 15,000 vizitorë -
Zwillikon: Policia zbulon lojëra të paligjshme të fatit në lokalin e kosovarit












