Lajme
Rama në Beograd: Trepça u takon qytetarëve të Kosovës
“Njerëzit duhet ta kuptojnë se Trepça është xeherore në territorin e Kosovës dhe u takon qytetarëve të Kosovës, pavarësisht se a janë shqiptarë apo serbë”, tha kryeministri Edi Rama në Beograd
Derisa integrimi evropian dhe fryma bashkëpunuese rajonale i bashkon dy kryeministrat, Aleksander Vuçiq të Serbisë dhe Edi Ramën e Shqipërisë, çështja e Kosovës vazhdon të mbetet hendek ndërmjet dy vendeve. Kryeministri Rama edhe sot në Beograd tha se Kosova është e pavarur dhe kërkoi vazhdimin e dialogut ndërmjet dy vendeve.
Kryeministri i Shqipërisë, Rama, gjatë një debati në kuadër të Forumit të Sigurisë në Beograd, të enjten ka kërkuar nga kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, që Serbia ta njohë Kosovën sa më parë, ndërsa ritheksoi qëndrimin e Prishtinës se gjiganti metalurgjik është i Kosovës dhe “s’ka diskutim këtu”.
“Qëndrimi im është që Serbia duhet sa më parë ta pranojë Kosovën, sepse kështu do të jetë më mirë për të gjithë”, tha Rama, dhe ka shtuar se “ekziston procesi, të cilin e mbështes, e ky është dialogu, që është mjet i rëndësishëm për të ardhmen”.
Ai ka përsëritur se Kosova është çështje për të cilën Shqipëria dhe Serbia nuk pajtohen, ndërsa njëra nga çështjet aktuale e këtyre mospajtimeve, është pronësia e kombinatit Trepça. Rama e ka shtruar pyetjen se ndoshta Serbia “dëshiron që ta transferojë” këtë ndërmarrje dhe theksoi se Trepça gjendet në territorin e Kosovës.
“Njerëzit duhet ta kuptojnë se Trepça është xeherore në territorin e Kosovës dhe iu takon qytetarëve të Kosovës, pavarësisht se a janë shqiptarë apo serbë”, tha Edi Rama citon REL.
Gjatë debatit, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi do ta vazhdojë dialogun me Prishtinën.
“Kam shumë argumente të them se pala tjetër është fajtore, por këtë nuk do ta them”, tha Vuçiq, dhe ka shtuar se “konkludimi im është se do ta vazhdojmë dialogun në mënyrë energjike dhe të përkushtuar, sepse ky është kusht për zhvillim të të gjithë rajonit, përmirësimit të standardit në Serbi dhe këtë duhet ta bëjmë për të ardhmen e raporteve serbo-shqiptare, që janë dy kombet më të mëdha në Ballkan”.
Duke u shprehur për arrestimin e zyrtarit të latë të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, Vuçiq ka theksuar se edhe ai si kryeministër i Serbisë ka mundur që si argument kyç për ndërprerjen e dialogut ta përdorë rastin e Oliver Ivanoviqit, i cili tash e dy vjet e gjysmë gjendet në burg në Mitrovicë.
“A mendoni me të vërtetë se dikush për shkaqe politike e ka arrestuar Thaçin”, e ka shtruar pyetjen Vuçiqi, dhe ka shpjeguar se ai është arrestuar “në bazë të një fletarresti të vitit 1997”.
Duke u shprehur për integrimet euroatlantike, Aleksandar Vuçiq, tha se në mesin e popullit ekziston një mbështetje e gjerë për prani më të madhe të Rusisë në Serbi. “Ju kam thënë qytetarëve se jam kryeministër derisa jemi në rrugën evropiane, por njëherësh do të punoj për t’i ruajtur raportet e mira me Rusinë”, tha Vuçiq.
Ai tha se ne nuk duhet të “turpërohemi se jemi nga Ballkani…por problemi është se shumë njerëz duhet ta kuptojnë vullnetin e popullit dhe atmosferën e përgjithshme, që të gjithë ne e kemi keqkuptuar, së bashku me udhëheqjen evropiane”.
E-Diaspora
-
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” Regjistruar në Mexico City gjatë turneut “Radical Optimism”, projekti do të publikohet më 21 dhe 22... -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen -
Gjermani/Suedi
Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër Tubime parazgjedhore të partive kosovare në Zvicër, liderët politikë kërkojnë mbështetjen e diasporës... -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro













