Lajme
Konfiskohen 13 kilogramë drogë, 5 persona në pranga
Personave të dyshuar u janë konfiskuar më shumë se 13 kilogramë drogë, si dhe mjete financiare, në lek, dinarë e euro
Policia e Kosovës ka shtuar aksionet në kërkim të personave që kontrabandojnë substanca narkotike. Në këtë vazhdë sot në rajonin Lindjes, Policia e Kosovës arreston pesë persona të dyshuar për: blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas një njoftimi, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, gjatë një pune operative-hetimore, në fshatin Koretin të Gjilanit ka ndaluar një veturë dhe dy persona të dyshuar, ku gjatë kontrollit është gjetur një revole me 8 fishekë dhe një sasi e marihuanës.
“Me këtë rast të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Njësiti antidrogë në Gjilan, në bashkëpunim edhe me trafikun rajonal dhe patrulla tjera policore kanë ndaluar edhe një veturë tjetër të përfshirë në këtë rast, me ç’rast në automjetin e tyre është gjetur një sasi e narkotikëve.
Sipas njoftimit, në pranga janë vënë pesë persona, prej tyre dy shtetas të Shqipërisë dhe tre kosovarë. Personave të dyshuar u janë konfiskuar më shumë se 13 kilogramë drogë, si dhe mjete financiare, në lek, dinarë e euro.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori Rekorde të reja u regjistruan në 19 stacione meteorologjike, ndërsa ngrohja e lumit detyroi edhe masa... -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit














