Lajme
Rama e Vuçiq, marrëveshje për tekstet shqip në Luginën e Preshevës
Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës kanë zhvilluar një takim në Nish me kryeministrin Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq. Parimisht u arrit një marrëveshje që librat për nxënësit shqiptarë në Luginë t’i sjell Tirana
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës tre ditore në Serbi, nuk ka hezituar t’i takoj liderët e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Por, ndryshe nga vizita e para dy viteve ku Rama qëndroi në Luginë, kësaj here së bashkë me nikoqirin, kryeministri serb Aleksander Vuçiq, shqiptarët i kanë takuar në qytetin e Nishit, aty ku po mbahet Forumi i Biznesit Shqipëri-Serbi
Ky ishte takimi i parë i realizuar në prani të kryeministrit të Serbisë dhe atij të Shqipërisë në të cilin janë shtjelluar problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Amdje thuhet se u arrit një marrëveshje në parim për tekstet për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës.
“Një shkëmbim i hapur po miqësor pikëpamjesh mes shqiptarëve të Luginës Preshevës dhe kryeministrit Vuçiç. Angazhime konkrete për të vazhduar përpara”, ka shkruar Rama.
Në takimin e realizuar në Nish morën pjesë Riza Halimi, Jonuz Musliu, Fatmir Hasani, Shaip Kamberi, Shqiprim Arifi dhe Ardita Sinani.
Ky takim i përbashkët, thuhet se rezultoi me marrëveshje sa i pëket teksteve në gjuhen shqipe. Kryeministri serb Vuëiq ka pranuar ofertën e homologut shqiptar, që tekstet për nxënësit e Luginës së Preshevës të vijnë nga Tirana dhe jo nga Prishtina.
Edhe kryetari i Bujnaocit, Shaip Kamberi. “Një marrëveshje e re, e dakorduar në mes të dy kryeministrave, e që në praktikë do të realizohet nga ministritë e arsimit të të dy shteteve së bashku me Këshillin Nacional, është shpresëdhënëse për zgjidhjen e çështjes së teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë”, ka thënë Kamberi.
Edhe kryetrari i Preshevës Shqipërim Arifi, tha se për herë të parë u realizua një marrëveshje konkrete për banorët e Luginës së Preshevës.
“Problemit të zgjidhjes së teksteve shkollore po i vjen fundi. Gjatë një takimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq u dakorduam parimisht që tekstet shkollore për nxënësit e Luginës së Preshevës të vijnë nga Republika e Shqipërisë”, thotë ai në facebook.
Modeli i propozuar nga kryeministri Rama, sipas tij, që ishte i pranueshëm edhe për kryeministrin serb, ishte që nxënësit e Luginës së Preshevës të mësojnë me libra nga Oxfordi dhe Cambridge që tashmë i posedon Tirana në gjuhën shqipe të cilat do t’i dërgohen Serbisë që t’i përdorin nxënësit shqiptarë.
Ndryshe, që nga viti i kaluar autoritet serbe kanë bllokuar në kufij (Dheu i Bardh) më shumë se 100 mijë libra që Prishtina zyrtare i kishte destinuar për nxënësit në Luginë të Preshevës. Prandaj gjatë vitit të kaluar nxënësit në Luginë kanë mësuar me tekstet që janë botuar para disa dekadave.
E-Diaspora
-
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” Aktiviteti do të sjellë një atmosferë festive me ekspozitë pikturash nga fëmijët, lojëra dhe aktivitete kreative,... -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg












