Lajme
Në Zarë, hapet gjimnazi në gjuhën shqipe
Zyrtarisht filloi me punë gjimnazi me mësim në gjuhën shqipe në Zarë të Kroacisë. Zara njihet si kryeqendra e Arbreshëve të Dalmacisë
Për herë të parë jashtë trojeve etnike, është hapur një gjimnaz në gjuhen shqipe në Zarë të Kroaci, për të mësuar në gjuhen e tyre një pakicë e vogël shqiptare që jeton me dekada në këtë qytet të Dalmacisë. Ky është rast i parë jo vetëm në Kroaci, por në gjithë Ballkanin që një pakicë të themelojë gjimnaz.
Drejtori i gjimnazit “Vlladimir Nazor”, Rade Shimiçeviq u uroi mirëseardhjen nxënësve me mësim në gjuhën shqipe në këtë shkollë.
Ilir Melo, është ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kroaci.
“Kjo është një ngjarje e shënuar dhe me rëndësi të veçantë dhe është ngjarje historike, sepse para 300 vjetëve këtu kanë ardhur një gjeneratë e shqiptarëve nga veriu i Shqipërisë, por edhe një gjeneratë tjetër që kanë ardhur në 100 vitet e fundit. Është rast që edhe arbëneshët e Zarës të mësojnë gjuhën shqipe. Është moment i rëndësishëm historik se në këtë ditë ka filluar mësimi në gjuhën shqipe për ta ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditën shqipe. Ambasada e Shqipërisë, do të japë gjithë ndihmesën e duhur”, theksoi Melo, raporton “Shqiptarja”.
Kjo ngjarja ka gëzuar edhe përfaqësuesin e Ambasadës së Kosovës në Zagreb, Uliks Emra.
“Krenaria dhe pasuria më e madhe e shqiptarëve është gjuha shqipe, dhe kjo është ngjarje jo vetëm historike por edhe e veçantë. Ambasada e Kosovës do të mbështesë gjithë aktivitetet e këtilla. Populli shqiptar është popull që nuk harron dhe kurrë nuk do ta harrojë miqësinë që ka historikisht me popullin kroat”, përfundoi Emra.
Fjalë rasti mbajti edhe prof. Dr. Isak Shema, nga Universiteti i Prishtinës, autor i librit të gjuhës shqipe për mësim sipas “Modelit C”. Po ashtu përshëndetën edhe drejtoresha e Sh.F. “Dr. Kruno Krstiq”, Jasmina Mateshiq, prof. Dr. Maksimilijana Barabçiq, Melita Oreshkoviq etj. Ndryshe, Zara njihet si kryeqendra e Arbreshëve të Dalmacisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?













