Kultura
“MTV EMA” do të prezantohet nga shqiptarja, Bebe Rexha
Tashmë është zyrtare; rrjeti më i famshëm muzikor në botë sapo ka konfirmuar emrin e Bebe Rexhës si prezantuesja e festës madhështore “MTV Europe Music Awards”
Lajmi është bërë i ditur nga faqja e “MTV EMA” në Twitter me anë të një videoje, ku Bebe shfaqet mjaft mirë, ndërkaq vetë artistja shkruan: “Jam shumë e emocionuar për të prezantuar “MTV EMA” në Roterdam këtë vit”, përcjell “albinfo.ch”.
Shqiptarja me origjinë nga Dibra e cila vetëm një muaj më parë ishte prezent në Tiranë në një koncert madhështor, do të mirëpresë artistët botërorë më të ndjekur të momentit, e cila do të mbahet me 6 nëntor në Roterdam, Holandë.
Përveç prezantimit, ajo edhe do të performojë teksa është edhe në garë për dy çmime.
Bebe Rexha, është e nominuar në kategoritë për “Depërtimin më të mirë” dhe “Ylli më i mirë i ri”, ku në këtë të fundit ajo është në të njëjtën kategori me shqiptaren tjetër Dua Lipa, dhe të dyja do të “luftojnë” për të rrëmbyer këtë çmim.
Kujtojmë se ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për dibranen. Ajo ka shitur më shumë se 10 milionë single-s, ka arritur 1 miliard dëgjime në Spotify dhe më shumë se 1.3 miliardë klikime në Youtube dhe Vevo.
Këngët hite të Bebe Rexhes janë: “Me Myself & I”, “Hey Mama” si dhe hiti i fundit në bashkëpunim me Nicki Minaj “No Broken Hearts”.
https://www.facebook.com/MTVEMA/videos/10154016073168404/
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite













