Lajme
Shqiptarët nuk kanë qasje në fondet e BE-së
Shqiptarët në Maqedoni në masë të vogël shfrytëzojnë fondet evropiane. Edhe ato që shfrytëzohen me vështirësi të mëdha arrihet që të përfitohen. Mungesa e informimit si dhe trajnimeve se si të aplikohet dhe realizohet një projekt për IPA fonde apo fondet bujqësore IPARD ka bërë që shqiptarët të jenë larg këtij realiteti, raporton agjensia e lajmeve INA nga Shkupi.Por, edhe shoqatat joqeveritare bëjnë të ditur se kanë vështirësi për të realizuar ndonjë projekt për të tërhequr para nga fondet evropiane. Drejtori i Institutit për Studime Politike, Rizvan Sulejmani ka theksuar se fondet evropiane nuk ndahen sipas parimit të barazisë apo përfaqësimit të drejtë, por ato ndahen mbi parimin e konkurrencës dhe meritës.Sipas tij, puna e parë që duhet bërë është që të përgatiten kuadro me gjuhë të huaja, të ketë trajnime për njohjen e lëndës dhe teknikës së aplikacioneve dhe përgatitjen e dokumentacioneve. Vlerësimet e fundit janë se kapacitetet administrative të Qeverisë së Maqedonisë janë përforcuar për të tërhequr këto fonde, kryesisht fondet IPA të BE-së, ndërsa për ndërmarrjet, shoqatat joqeveritare dhe komunat, as që mund të bisedohet, për shkak të mungesës së edukimit, trajnimeve dhe përgatitjes së projekteve.Në Republikën e Maqedonisë deri tani janë harxhuar rreth 100 milionë euro mjete nga fondet IPA, e kjo shumë me siguri do të rritet edhe deri 120 milionë, informoi Bart Staes, lider i delegacionit të komitetit për kontroll buxhetor të Parlamentit Evropian, pas vizitës në vend.”Ne nuk jemi në inspeksion, por vijmë të shohim çka po ndodh, sepse këtu po harxhohen para evropiane. Veni i juaj ofron shumë mundësi për investime, si bujqësia, turizmi, industria e xeheve dhe që të vihet deri te këto qëllime, duhet të vazhdohet në drejtimin e duhur”, tha Staes.Sipas tij, BE-ja dëshiron të përfshihet në vendin tonë, të ndihmojë, sepse e ka të qartë se Maqedonia ka të ardhme në Evropë.Derik Von, anëtar i delegacionit, BE-ja dëshiron të dijë se paratë nga fondet e BE-së harxhohen në projekte të cilat janë në dobi të qytetarëve të vendit.
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026













