Shkurt.ch
Për 20 minuta kalohet tuneli më i gjatë në botë, 57 kilometra
Në testimin e shpejtësisë së trenave në tunelin e ri që është bërë sot, është arritur shpejtësia maksimale prej 200 kilometrash në orë, gjegjësisht është kaluar për 20 minuta tuneli i gjatë 57 km
Sot janë bërë testimet e shpejtësisë së trenave në tunelin e ri bazik të Gothardit, i cili me 57 kilometra, është më i gjati në botë. Siç bën të ditur Ndërmarrja Federale e Komunikacionit Hekurudhor (SBB), provat kanë shkuar plotësisht sipas planifikimit të bërë.
Gjithsej planifikohet që brenda një dite në këtë tunel të qarkullojnë 48 trena të udhëtarëve dhe 40 të mallrave
Testimi i shpejtësisë së trenave në tunelin e ri është bërë sot, rreth një muaj para lëshimit zyrtar në qarkullim të këtij tuneli, transmeton albinfo.ch. Mësohet se është arritur shpejtësia maksimale prej 200 kilometrash në orë për trenat e udhëtarëve, gjegjësisht gjatësia e tunelit është kaluar për 20 minuta. Ndërsa shpejtësia për trenat e mallrave do të jetë maksimalisht 100 kilometra në orë, gjë që është provuar edhe në testimet e bëra sot.
Ngarkesa maksimale që lejohet për trenat e mallrave në drejtim të jugut është 1600 tonelata ndërsa në drejtim të veriut, 1400 tonelata.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë













