Lajme
Ndalohet falja e namazit brenda kazermave të FSK-së
Ministria e FSK-së ka marrë vendim që të mos i lejojë ushtarët që të falën gjatë kohës sa ata janë në detyrë. Ky vendim ka irrituar disa ushtarë të kësaj force kosovare
Pas një foto e cila u publikua në rrjetet sociale, ku shiheshin ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nën uniformën e ushtrisë duke u falur xhumanë brenda kazermave, Ministria e FSK-së ka marrë vendim që të mos i lejojë ushtarët që të falën gjatë kohës sa ata janë në detyrë.
Kjo foto u publikua nga gazeta “Express” e cila gjithashtu ka botuar reagimin e njërit nga eprorët e FSK-së, i cili sulmon këtë medium për siç thuhet, tendencë ndaj prishjes së ekuilibrit fetarë në Kosovë.
Express e publikon reagimin e Arian Xhezairit, njërit prej ushtarëve që tashmë e ka pranuar vendimin se i është ndaluar falja e namazit brenda kazermave të FSK-së.
“Sot m’u dha informacioni se komandanti i kazermën së FSK-së në Pomozotin me një vendim të shpejtë ka pezulluar të drejtën e faljes së namazit të xhumasë për ushtarakët e kësaj kazerme…Vendimi i tij vije si rrjedhojë e një shkrimi të para pak ditëve me titull “Ministër, a janë ushtarë, a imamë?”, shkrim i cili kishte të bashkangjitur edhe foton e vendosur këtu”, shkruan ai.
Ai thotë se ka specializuar në Georgia të SHBA-ve për sinjale ushtarake pranë US Army Signal School, dhe atje i është mundësuar falja e xhumasë.
“Përgjatë atyre pesë muajve, lëre që s’ishin të ndaluara kryerja e riteve fetare, por për çdo të premte kolegët me veturat e tyre më çonin deri tek mesxhidi dhe pas faljes vinin të më merrnin për t’u kthye në klasë apo në terren…Kam frikë që e vërteta flet dhe dëshmon për një tendencë të kulluar përçarëse”, thotë ai.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla













