Lajme
Banda shqiptaro-boshnjake kapet me drogë me vlerë tregu 8 milionë euro!
Gjatë nëntë muajve, janë sekuestruar në tre vendet rreth 104,5 kg methamphetamine, 2.9 kg kokainë, 2.2 kg amphetamine dhe tre 3 kg marijuanë, që nëse do të shitej në rrugë do të kapte vlerën e rreth 8 milionë euro
Pas një aksioni në tri shtete për nëntë muaj është shkatërruar një bandë shqiptaro-boshnjake, që merrej me prodhimin e drogës së llojit methamphetamine, si dhe të llojeve të tjera, në laboratorë të jashtëligjshëm, kanë raportuar mediat autriake. Nga Çekia, droga kalohej në Austri e më pas në Gjermani, raporton albinfo.ch.
Methamphetamine, kokainë dhe marijuanë me vlerë 8 milionë euro është sekuestruar dhe 19 persona janë vënë në pranga, në kuadër të një hetimi të përbashkët mes autoriteteve gjermane, atyre çeke dhe austriake.
Gjatë nëntë muajve, janë sekuestruar në tre vendet rreth 104,5 kg methamphetamine, 2.9 kg kokainë, 2.2 kg amphetamine dhe tre 3 kg marijuanë, që nëse do të shitej në rrugë do të kapte vlerën e rreth 8 milionë euro.
Në Çeki, hetuesit kanë zbuluar edhe dy laboratorë droge, ku kanë sekuestruar 20 kg methamphetamine dhe 90 kg përzierës. Në Holandë, gjithashtu, është gjetur një tjetër laborator i së njëjtës bandë.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, banda prodhonte 50 deri në 100 kg methamphetamine për çdo javë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











