Kultura
Albumi i bendit të Altin Asllanit, më i miri në Zvicër për vitin 2016
“Sot `mbaroi mandati` i titullit `SRG 3 Best Talent” për nëntor pasi që ai çdo muaj i jepet dikujt tjetër. Por ne iu gëzuam menjëherë një lajmi tjetër të mrekullueshëm: SRF 3 e ka shpallur albumin tonë "Lightning Love” si albumin zviceran më të mirë të vitit në kategorinë e rokut"
Vetëm një muaj më parë albumi “Lightning Love” i bendit “Pablo Infernal” që drejtohet nga Altin Asllani qe zgjedhur si album i muajit nëntor nga radio sfr 3. “Fituesi i `Best Talent` për nëntor ka më shumë potencial se të gjitha aktet e rokut prej një kohe të gjatë në Zvicër”, shkruante srf.ch, transmeton albinfo.ch
Ndërsa tash, djelmoshat e këtij bendi kanë marrë një lajm edhe më të mirë: albumi i tyre është zgjedhur më i miri i vitit 2016 nga radioja që i përket transmetuesit publik të Zvicrës.
Çunat e rinj nga Cyrihu përmendin emra të mëdhenj si “Deep purple”, “Led Zeppelin“ ose “Wolfmother” si burimet kryesore të ndikimit në muzikën e tyre. Por, ata nuk lejojnë të asimilohen nga ky ndikim prandaj muzika e tyre tingëllon gjithmonë e mëvetësishme dhe asnjëherë si një kopje. Të zhurmshëm, të egër por megjithatë melodiozë dhe të fortë. Prandaj vula që kanë marrë si “SRF 3 Best Talent” në muajin nëntor është diçka që kuptohet vetvetiu, thuhet në përkushtimin e redaksisë me rastin e ndarjes së çmimit.
“Sot `na ka kaluar mandati` i titullit zyrtar si `SRG 3 Best Talent” të nëntorit, pasi që ky titull për çdo muaj i jepet dikujt tjetër. Por ne iu gëzuam menjëherë pas kësaj një lajmi tjetër të mrekullueshëm: SRF 3 e ka shpallur albumin tonë debutues “Lightning Love” si albumin zviceran më të mirë të vitit në kategorinë e rokut. Njerëz, po ndjehemi të nderuar!”, shkruan Altini në murin e tij të facebook-ut ku e bën të ditur lajmin.
Dhe, sigurisht që duhet të ndjehet i nderuar dikush të cilit i bëhet një vlerësim sikur ky në vijim: “Qëkur kam njohur `Pablo Infernal” unë nuk mërzitem më për rininë e sotme. Ata janë rreth të 20-tave, flasin dhe citojnë Deep Purple, Frank Zappa, Beatles, Led Zeppelin me siguri absolute stili dhe kanë potencial siç nuk ka pasur asnjë rok bend zviceran prej kohësh”, kishte shkruar redaktori i SFR3 Dominic Dillier, transmeton albinfo.ch. Pablo Infernal nuk pëlqejnë gjërat “e hekurosura në mënyrë perfektë” por synojnë drejt një “papastërtie” të caktuar. Ata e gjejnë burimin e tyre në vitet `70 kur muzika, sipas mendimit të tyre ishte ende e pasofistikuar (e virgjër) dhe jetonte nga emocionet. Dhe në fakt ata ia kanë dalë që këtë vepër arti ta transportojnë saktësisht në të tashmen”.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite













