Lajme
Liberalizimi i vizave dhe marrëdheniet tregtare në fokus të procesit të integrimit evropian
Ministrja e Integrimit Europian Vlora Çitaku është takuar me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek.
Ministrja Çtaku ka vlerësuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e Komisionit Europian, dhe është e gatshme për të hyrë në marrëdhënie kontraktuale dhe për të filluar dialogun për liberalizimin e vizave.
Çitaku ka theksuar se është mirënjohës për punën e mirë që ka bërë dhe vazhdon të bëjë Lunacek në Parlamentin Europian.
Lunacek vazhdon të jetë zë i qëndrueshëm për interesat e Kosovës me qëllim të përkrahjes së procesit të integrimit Europian, përfshirë avancimin e marrëdhenieve tregtare Kosovë – BE dhe procesin e liberalizimit të vizave.
Ministrja Çitaku ka theksuar se institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë një sërë aktivitetesh konkrete për realizimin e obligimeve që kanë dalë nga takimi plenar i mbajtur në fillim të korrikut të këtij viti.
Komunat e Kosovës janë ndihmuar nga Qeveria me fondin e alokuar për ndihmë komunave të Kosovës për ri-integrimin e personave të riatdhesuar.
Nga ana e saj raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulricke Lunacek ka deklaruar se është e kënaqur me përkushtimin dhe punën e mirë që ka bërë Kosova drejt integrimit Europian, dhe se do të jenë evidente punët që janë bërë dhe punët që kanë mbetur për tu bërë në Raportin e Progresit, të radhës për Kosovën që do të publikohet më 12 tetor.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










