Lajme
Efektet e para të vendimit për reciprocitet
Autoritetet doganore kanë respektuar menjëherë vendimin qeveritar duke mos lejuar mallrat serbe të hyjnë në Kosovë
Kamionë të shumtë me mallra kanë mbetur në dogana, në pjesën e Serbisë, pas hyrjes në fuqi vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë dhe Bsonje Hercegovinën.
Autoritetet doganore kanë respektuar menjëherë vendimin qeveritar duke mos lejuar mallrat. Shoferët e kamionëve me mallra po ankohen me arsyetimin se është dashur të lajmërohen më herët para se ta blejnë mallin.
Kurse i ashtuquajturi ministër për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq ka drejtuar akuza në adresë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, pas marrjes së vendimit për reciprocitet ndaj prodhimeve të Serbisë dhe fillimit të zbatimit të këtij vendimi.
“Me këtë lëvizje irracionale, Qeveria e Kosovës po i humb kuptimin dialogut dhe kontribuon në një mosbesim më të madh ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, ka thënë Bogdanoviq, duke paralajmëruar se pasojat e këtij vendimi do t’i ndjejnë të gjithë qytetarët e Kosovës, edhe shqiptarët, edhe serbët. Në të njëjtën kohë, ky vendim do të përkeqësojë edhe më shumë situatën katastrofale të ekonomisë në Kosovë”, ka thënë Bogdanoviq.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për masa reciprociteti për produktet e Serbisë, ndërsa për Bosnjë e Hercegovinën do të vendoset taksa doganore prej 10 për qind.
Dy shtetet kanë bllokuar produktet kosovare që nga viti 2008, e cila bllokadë ka dëmtuar rëndë ekonominë e shtetit të Kosovës.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












