Lajme
Kosova meriton të hyjë në procesin e liberalizmit
Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Komisionin Evropian, ka identifikuar një listë prej 21 projektligjeve që duhet miratuar
Kosova tash e meriton procesin e liberalizimit të vizave, pasi që është plotësuar korniza legjislative me anë të së cilës do të përmbusheshin kriteret për këtë process.
Në takimin e shtatë të Këshillit ministror për integrime evropiane kryeministri i Thaçi, në fjalimin e tij hyrës ka paraqitur të arriturat e institucioneve në punën e tyre për procesin e integrimeve evropiane.
Ai ka thënë se në fushën e liberalizimit të vizave, Qeveria në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Evropian ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm, me qëllim të përmbushjes së kritereve për marrjen e strategjisë për liberalizimin e vizave.
Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Komisionin Evropian, ka identifikuar një listë prej 21 projektligjeve që duhet miratuar deri në publikim e raportit të progresit 2011.
Finalizimi i tri programeve të bashkëpunimit ndërkufitar me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, të cilat do të fokusohen në zbatimin projekteve konkrete që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve, sipas kryeministrit janë ndër projektet e tjera, të cilat do ta ndihmojnë Kosovën në integrimet evropiane.
Në kuadër të këtij takimi udhëheqësit e ministrive kanë prezantuar situatën aktuale dhe ngecjet eventuale në miratimin e projektligjeve dhe zbatimin e masave implementuese.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











