Lajme
Britania dhe Gjermania përkrahin integritetin, dënojnë dhunën
Ne theksojmë domosdoshmërinë për të respektuar integritetin territorial të Kosovës dhe për tu përmbajtur nga akte tjera të dhunës
Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague dhe Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle kanë theksuar se janë “seriozisht të brengosur” në lidhje me dhunën që ndodhi në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne jemi të brengosur seriozisht për dhunën e fundit të ndodhur në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës. Ne bashkërisht dënojmë çdo lloj akti të dhunës. Ne theksojmë domosdoshmërinë për të respektuar integritetin territorial të Kosovës, për tu përmbajtur nga akte tjera të dhunës dhe nga hapa tjerë që mund të kenë ndikim negativ në stabilitet dhe siguri”, kanë deklaruar dy ministrat në një komunikatë të përbashkët për medie.
“Në këtë aspekt, ne e përkrahim në mënyrë aktive dhe plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nën direktivat e Zonjës Ashton në emër të Bashkimit Evropian. Dialogu ofron mundësi qenësore për të gjetur zgjidhje paqësore për çështjet e pazgjidhura në mes të Beogradit dhe Prishtinës, dhe për të vazhduar rrugën, si Serbia ashtu edhe Kosova, drejt një të ardhmeje të sigurt në BE”, kanë thënë ndër të tjera, ministrat.
“Ne e kemi thënë edhe më herët dhe po e ritheksojmë tani se mënyra se si fqinjët i zgjidhin problemet, është çelës kyç për një perspektivë evropiane. Andaj, Serbia dhe Kosova duhet të përqendrohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE, në të gjashtë problemet që tashmë janë duke u diskutuar sikurse edhe në progresin në veriun e Kosovës. Progresi i dukshëm në të gjitha këto fusha do të luajë rol në diskutimet e BE-së në vjeshtë”, theksuan dy homologët, ai britanik dhe ai gjerman.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













