Lajme
Serbia kërkon vazhdimin e dialogut
Kuvendi i Serbisë ka miratuar një deklaratë për Kosovën, e cila dënon të gjitha llojet e dhunës në Kosovë, dhe ka bërë thirrje për një zgjidhje paqësore të krizës të shkaktuar siç thuhet nga akti i njëanshëm i Prishtinës për ndërhyrje në veri si dhe kërkon vazhdimin e dialogut.
Po ashtu deklarata i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtarë që të gjykojë çdo veprim të njëanshëm që rrezikon dialogun.
Nga 207 deputetët, 181 votuan pro deklaratës, ndërsa në mesin e atyre që votuan kundër, ishin edhe deputeti i vetëm shqiptar, Riza Halimi.
Deputetëve iu është drejtuar edhe presidenti serb, Boris Tadiq, i cili ka thënë se detyrë e Serbisë është që të sigurojë paqen.
Kuvendi i Serbisë kërkon që autoritetet shtetërore të mbrojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin në Serbi dhe të mbrohen interesat e serbëve në Kosovë.
E-Diaspora
-
Avni Orllati sjell në Kosovë përvojën e Zvicrës me parkun solar 105 MW në Kramovik Investitori nga Zvicra, Avni Orllati, ka nisur realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme në... -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
19-vjeçari vritet me thikë në Itali, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre edhe një shqiptar -
Pas vrasjes tragjike në Suedi, nesër varroset 20-vjeçari në Kosovë -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Shkatërrohet një rrjet i madh i trafikut të armëve mes Zvicrës dhe Francës Një rrjet i madh i trafikut të armëve, që siguronte furnizime nga Zvicra dhe i shpërndante... -
Gjysma e parë e korrikut thyen rekordet e temperaturave në Zvicër -
Këshilltarët federalë shpërndahen në mbarë Zvicrën për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Zvicra e ndarë për kufizimin e blerjeve të pronave nga të huajt -
Pagesa të tepërta të pensioneve jashtë vendit, zviceranët kërkojnë kontrolle më të rrepta










