Lajme
Thaçi, thotë të harrohet ndarja e Kosovës, partitë me qendrime të ndryshme për zhvillimet në veri
Duhej të ndodhte në qershor 1999, por ka ndodhur në korrik 2011. Kështu e ka përshkruar, kryeministri Hashim Thaçi, atë që ka ndodhur në veri.
“Me pajtueshmërinë e arritur, kemi arritur tri objektiva: respektim e plotë të reciprocitetit, ndaljen e plotë të kontrabandës dhe vënien nën kontroll të plotë të territorit të Republikës së Kosovës”, ka thënë për Evbropen e lirë kryeminstri Thaçi.
Ai ka thënë se e ka përkrahjen e plotë të bashkësisë ndërkombëtare për vendosjen e sundimit të ligjit në veri. Thaçi ka përjashtuar çdo mundësi të ndarjes së Kosovës, duke thënë se kjo nuk do të ndodhë as në ëndrrat e Beogradit.
“Kosova nuk do të ndahet, në asnjë rrethanë, me asnjë çmim, as de facto, as de jure. Kosova do ta ushtrojë autoritetin e vet kushtetutes dhe ligjor në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Ne kemi theksuar më herët se ka pasur qëllime dhe pretendime të Beogradit për ndarje, por tani kjo gjë, pas krijimit të rrethanave të reja, nuk do të mund të jetë as ëndërr e Beogradit”, ka thënë Thaçi.
Nga ana tjetër nuk kanë munguar rreagimet për ngjarjet që po zhvilliohen për veriun e Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës mirëpret dhe përshëndet marrëveshjen e arritur nëpërmjet pikave të pajtueshmërisë në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe KFOR-it e komunitetit relevant ndërkombëtar për ruajtjen e gjendjes së re dhe realitetit të ri ligjor të krijuar në pikat kufitare 1 dhe 31, në përputhje të plotë me obligimet kushtetuese e ligjore dhe me veprimin e ndërfutjes së masave të reciprocitetit dhe masave për kontrollin e plotë të kufirit – është thënë në një konferencë për media të PDK-së.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i kërkon Qeverisë së Kosovës të mos tërhiqet nga pozicioni aktual.
Në një reagim të kësaj partie kërkohet që Qeveria të mos heq dorë nga vendimet e veta.
“Do të ishte gabim tepër i madh dhe me dëme të mëdha për Kosovën në qoftë se lëvizet prej pozicioneve të tanishme”, thuhet në reagim.
Meqenëse sipas AAK-së, duket se Qeveria nuk ka pas një plan të detajuar dhe të harmonizuar për veriun e Kosovës, ata kërkojmë nga Qeveria që tani urgjentisht të hartojë dhe ta harmonizojë një plan të detajuar që ngërthen në veti veprime konkrete për rivendosjen përfundimtare të rendit dhe ligjit në atë pjesë të Kosovës. Sipas AAK-së, veprimet e ndërmarra në ditët në vijim do të jenë jetike për të ardhmen e Kosovës.
Lurse lëvizja Vetëvendosje është marrë edhe njëherë me marrëveshjen e që ata e quajnë pajtueshmërinë e Qeverisë me 10 pikat e propozuara nga KFOR-i për veriun.
Kreu i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti ka vlerësuar se me këtë pajtueshmëri, Qeveria e Kosovës hoqi dorë nga dy pikat kufitare.
“ Këto 10 pika nuk janë 10 kushtet e Qeverisë së Kosovës për KFOR-in, por 10 urdhrat e KFOR-it për Qeverinë e Kosovës. Së pari KFOR-i u mor vesh me Serbinë e mandej mbi atë bazë u pajtua edhe Qeveria e Kosovës me KFOR-in. Prandaj, këto 10 urdhëra janë 10 urdhrat e dorëzimit. ”, ka thënë Kurti në një konferencë për media që Lëvizjes Vetëvendosje mbajti të shtunën.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës e këtë rast hoqi dorë nga dy pikat doganore.
Ai foli edhe për aksionin e policisë speciale të Kosovës, të datës 25 korrik.
“Aksioni i policisë speciale i 25 korrikut, ishte i pari dhe i fundit i Qeverisë së Kosovës në veri”, ka thënë ndër tjera Kurti.
Ai po ashtu ka bërë thirrje që Kosova të ridefinojë prezencën e KFOR-it.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












