Shkurt.ch
Në Zvicër, ndërrimi i viteve u festua me ndezje fishekzjarrësh
Ndërsa në Gjenevë, autoritetet e qytetit kanë ftuar banorët që të dalin e të vallëzojnë në Quai du Mont-Blanc.
Zviceranët e kanë përshëndetur ardhjen e Vitit të Ri me rënie kambanash dhe në shumë vende edhe me fishekzjarrë, duke dalë në mënyrë spontane rreth orës 24 në sheshe qytetesh.
Si zakonisht, edhe kësaj here, tubimi më i madh i festuesve të Vitit të Ri është bërë në Cyrih, në zonën rreth liqenit. “Silvesterparty” që është mbajtur këtu ka bërë bashkë rreth 150 mijë qytetarë të cilët kanë ndjekur fishekzjarrët e ndezura në mënyrë zyrtare nga autoritetet e qytetit, shkruan srf.ch
Në Münsterplatz të Bernës ndërkaq mijëra persona janë grumbulluar për të dëgjuar kambanat që kanë shënuar përfundimin e vitit të vjetër dhe fillimin e ati të ri, me ç`rast kanë cakërruar gotat, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në Gjenevë, autoritetet e qytetit kanë ftuar banorët që të dalin e të vallëzojnë në Quai du Mont-Blanc. Mbi liqen janë reflektuar dritat e fishekzjarrëve të shumtë.
Sulmi i bërë javë më parë në tregun e Krishtlindjes në Berlin ka shtyrë autoritetet në Zvicër që të përforcojnë masat e sigurisë në zonat e festimit. Në këtë kuadër, në Bazel hyrjet për në tregjet e Krishtlindjes dhe në arealin ku është festuar, janë vendosur pengesa për të penguar hyrjen e makinave eventuale.
Por nuk ka pasur vetëm atmosferë festive me rastin e ndërrimit të moteve. Në Stacionin Kryesor Hekurudhor të Cyrihut janë arrestuar 11 persona të cilët fajësohen për shkaktim të rrahjeve dhe ngacmimeve si dhe për pengimin e autoriteteve të sigurisë. Bëhet fjalë për të rinj nga shtete afrikane dhe të Lindjes së Afërme.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës













