Lajme
Dobësohet pak frangu zviceran
Frangu më në fund ka filluar të dobësohet. Nga ana tjetër, ndërlidhja e valutës zvicerane me euron nuk është përjashtuar si opsion
Të enjten pasdite, një euro ka pasur vlerën 1,09 frang, ndërsa një dollar ka pasur vlerën 0,76 frang, sikur javën e kaluar, kur Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB), kishte intervenuar për herë të parë, njofton drs.Të martën, valuta zvicerane për pak të barazohej me euron, që ishte një rritje rekorde në historinë e kësaj valute.Banka Kombëtare Zvicrës (SNB), të enjten nuk e kishte komentuar këtë zhvillim në tregun valutor.
Ata kishin intervenuar për herë të dytë brenda një jave duke lëshuar para shtesë në treg për të dobësuar monedhën zvicerane në kurset e këmbimit.Nga ana tjetër, ndërlidhja e valutës zvicerane me euron nuk është përjashtuar si opsion.
“Asgjë nuk është e pamundur,” tha anëtari i bordit të SNB-së, Jean-Pierre Danthine për gazetën zviecerane “Le Temps”. Ai pohon se megjithatë një lidhje e tillë nuk është sigurisht e lehtë për ta zbatuar, as politikisht, as ligjërisht.
Zëvendës presidenti i Bankës Kombëtare ne Bernë, Thomas Jordani, në një intervistë për gazetën “Tages Anzeiger” dhe “Bund”, ka theksuar se Banka Kombëtare Zvicerane (SNB) do të marrë të gjitha masat në afat të gjatë, konform mandatit të saj, duke udhëhequr një politikë të pavarur monetare, në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.
Një lidhje e përhershme e frangut me euron sipas SNB-së nuk është kompatibile me të drejtën kushtetuese.
Sipas tyre, do të vazhdojë të rritet likuiditeti. “Varësisht prej zhvillimit të tregjeve dhe të ekonomisë duhet të merren masat që i përshtaten më së miri”, tha Thomas Jordani.
Rritja e frangut ka ardhur si rezultat i blerjes së frangut nga investitorët pas rënies së aksioneve në bursat botërore dhe nga frika e krizës së re financiare në disa shtete të Evropës.
E-Diaspora
-
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni Doktoratë me sukses të lartë, Erjon Krasniqi nderohet nga institucionet japoneze... -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












