Lajme
Pas aksidentit të shqiptarit Italia ashpërson dënimet në trafik
Italia dëshiron ashpërsojë dënimet për vozitësit të cilët ngasin veturat nën influencë të lëndëve narkotike dhe alkoolit. Ministri i Brendshëm italian, ka paralajmëruar që në Kodin penal italian të futë nocionin „Vrasësit rrugorë“. Maroni ka reaguar menjëherë pas vdekjes tragjike të katër turistëve të rinj francezë në autostradën italiane, në afërsi të rajonit verior të Piemontit.
Gjatë shkuarjes për në pushime, ata janë goditur nga një vozitës i dehur, i cili ka qenë duke drejtuar veturën në anën e kundërt të autostradës. Shkaktari i aksidentit dhe shoqëruesja e tij e kanë mbijetuar aksidentin.
„Duhet bërë dallim gjatë vdekjeve nëpër aksidente rrugore, kur bëhet fjalë për vozitës të cilët janë nën ndikim të lëndëve narkotike apo alkoolit.
Pas ngjarjes tragjike në Piemont, ne duhet t`i ashpërsojmë dënimet“, ka deklaruar ministri i Brendhsmë italian. Propozimi i tij u pritë me duartrokitje frenetike.
Update
Shqiptari shkakton vdekjen e tre francezëve
Sipas Agjencisë telegrafike italiane, gjatë fundjavës së kaluar, një shtetas shqiptar ka shkaktuar vdekjen e tre shtetasve francezë.
Ngjarja ka ndodhur në një autostradë italiane afër Torinos, gjatë një aksidenti të shkaktuar nga ana e shqiptarit, i cili në gjak ka pasur më tepër se 0,5 promila alkool. Vetura e llojit Opel Astra e viktimave të cilët kanë qenë duke u kthyer nga Sllovenia, është ndeshur ballë për ballë me veturën e llojit Audi Q7, të drejtuar nga shqiptari.
Në këtë aksident janë lënduar edhe pesë pjesëmarrës të tjerë, në mesin e te cilëve edhe një vajzë e re franceze, e cila është në gjendje kritike dhe është shtruar në një spital në Alessandria, një qytezë mes të Torinos dhe Gjenovës, shkruan në të përditshmen „Le Figaro“.
E-Diaspora
-
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni Doktoratë me sukses të lartë, Erjon Krasniqi nderohet nga institucionet japoneze... -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












