Lajme
Hoxhaj i shkruan letër 49 ministrave të Jashtëm: Serbia po e provokon paqen
“Ka pretendime të Serbisë për ta realizuar vetveten jashtë kufijve të saj dhe që rrezikon stabilitetin jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit”, shkruan Enver Hoxhaj në letrën dërguar 49 ministrave të jashtëm
Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, u ka dërguar letër personale katërfaqëshe 49 ministrave të Jashtëm të vendeve më me ndikim në botë, në të cilën shpreh shqetsimin për presionin e vazhdueshëm të Serbisë mbi Kosovën. Letra është shkruar vetëm dy ditë pasi Serbia u munda ta fus në Kosovë një tren, donacion i Rusisë.
Hoxhaj, siç shkruan Zëri , përpjekjen serbe për ta futur një tren ilegal nga Beogradi në Kosovë, e konsideron provokim të rëndë.
Hoxhaj ua ka bërë me dije që ky rast nuk është i izoluar, por pjesë e një qasjeje sistematike armiqësore e Serbisë ndaj Kosovës, në të cilën përmenden deklaratat, ndërtimi i murit, tërheqja e ministrave serbë dhe e deputetëve nga institucionet e Kosovës, arrestimi i z. Haradinajt dhe i Nehat Thaçit, etj.
“Ka pretendime të Serbisë për ta realizuar vetveten jashtë kufijve të saj dhe që rrezikon stabilitetin jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit”, shkruan në letër Hoxhaj.
Përmes kësaj letre, ai kërkon nga BE-ja që të jetë më e vëmendshme ndaj Serbisë për shkak se ka një gamë në rritje dhe të gjerë të provokimeve të Serbisë ndaj Kosovës.
“Kosova është detyruar të mbrojë sovranitetin e saj duke mos lejuar të hyjë dhe që të mbrojë kufijtë shtetërorë”, shkruan Hoxhaj, sipas të cilit, Kosova ka treguar maturi në sjellje e deklarata dhe mbetet e angazhuar për vazhdimin e dialogut, normalizimin e raporteve që dërgojnë të dyja shtetet në BE.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












