Lajme
Në Kosovë janë evidentuar 336.127 të papunë
Në regjistrat për evidentimin e numrit të të papunëve, që fund të qershorit nuk kishte ndonjë ndryshim të madh në krahasim me gjendjen para një viti.
Në tërë Kosovën janë evidentuar 336.127 të papunë, ose 0,1 për qind më shumë se para një viti.
Rritje më të ndjeshme ka numri i të papunëve me diplomë universitare. Vjet ishin 3.245 të evidentuar, ndërsa sivjet 3.821 persona.
Ky problem pak më i theksuar mbetet në Prishtinë, e cila ka 64.999 të pa punë, ose 1.021 veta më shumë. Në Prizren kishte 805 të pa punë më shumë, Mitrovicë,100 veta dhe në Gjakovë, 59 veta. Ndërkaq, Gjilani ka 1306 të papunë më pak, Peja, 100 dhe Ferizaj, 68.
Ndryshim të madh nuk ka as sa i përket punësimit. Në fund të vitit ka pasur 850 shpallje për punësim, krahasuar me 920 sa ishin para një viti. Sipas këtyre shpallje kërkesa më e madhe është për punëtorë me kualifikim të mesëm shkollor.
Sipas të dhënave të Entit të Statistikave të Kosovës një rënie të vogël ka shënuar edhe numri i familjeve që jetojnë nga ndihmat sociale.
Në fund të marsit kanë qenë 35.657 të tilla, ose 2,3 për qind më pak. Rënia më e madhe është shënuar në Mitrovicë, e cila kishte 9.484 familje në asistencë sociale, ose 371 më pak se para një viti. Ndërkaq Prizreni duhet të siguroj ekzistencën për 4.823 familja, apo 870 më shumë se në marsin e vjetëm. Për nga numri i përgjithshëm prinë Prishtina me 9.506 familje në asistencë sociale, ose 13 më shumë se vjet.
Është zvogëluar gati 6 për qind numri i personave që gëzojnë përkrahje sociale. Në fund të marsit të sivjetmë kanë qenë 155.131 veta, krahasuar me 164.815 veta sa ishin vjet. Edhe te kjo kategori problemi më i madh është në Prishtinë me 21.668 veta që gëzojnë përkrahje materiale, apo 3.811 më shumë se para një viti, ndërkaq në Mitrovicë numri i tyre ka rënë për 1.467 veta.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Punëdhënësit në Zvicër po përfitojnë nga puna e pjesshme e pavullnetshme Sektori i pastrimit është një nga më të prekurit nga nën-punësimi në Zvicër. Mijëra punëtorë, veçanërisht... -
Trafik i ngarkuar në portalin jugor të Gotthard-it -
Lajmet që morën më shumë vëmendje në Zvicër për këtë javë -
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran











